• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama duhet mundur në fushëbeteja të reja…

by Mentor Nazarko
29/09/2017 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Politika dhe sfera publike shqiptare e shpiku sakaq një temë tjetër në të cilën po ndeshen demat e saj: Radiotelevioni shqiptar nuk e jep më falas sinjalin e transmetimit të seancave parlamentare për mediat private dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer opozitës. PD dhe LSI. Të dyja shohin mbrapa kësaj lëvizjeje kryeministrin Edi Rama i cili ka komanduar drejtorin e përgjithshëm të medias më të madhe publike, të ndërmarrë këtë veprim të paparashikuar.

Situata mund të shihet nga disa kënde dhe jo domosdoshmërisht me syze politike. Së pari nga këndvështrimi i marrëdhënieve të RTVSH-së me privatët. Është krejt e qartë se mediat private e kanë konsideruar atë rregullisht, me heshtjen dhe bashkëpunimin e politikës, e menaxherëve të kësaj medias publike, si një lopë që duhet mjelë deri në lodhje, deri në agoni,  duke e lejuar megjithatë të mbijetojë përjetë mundësisht. Pikërisht pse ajo merr para nga qytetarët, nga qeveria, pse ka arkiv të pasur, pse ka antena, etj, etj dhe në rastin konkret pse ka investuar për të transmetuar drejtpërdrejt seancat parlamentare. Ky është një produkt që mediat private të harlisura në kopshtin e pluralizmit konfuz shqiptar e marrin plot dëshirë pa harxhuar asgjë: spektakli është i garantuar me një cilësi të lartë për të kënaqur turmat, etj. Media publike ndërkohë lëngon, e menaxhuar keq dhe nuk ka asnjë shans të përmirësojë diçka. Pse ka ndodhur kjo gjë? E frymëzuar nga sipër, domethënë nga kryeministri, e kushtëzuar nga ai (ndërprite transmetimin në këtë formë, ose nuk do marrësh financime), kjo nuk ka rëndësi. Situata është e pabarabartë dhe nuk mund të vazhdojë pafundësisht kështu.

Pse ta ketë ndërmarrë Edi Rama këtë veprim? Për më shumë bash një ditë pas festimeve pompoze të dhjetëvjetorit të Ora News, ku gjithë krerët e politikës morën pjesë me dëshirë a pa dëshirë? A nuk dëmtohet dhe Rama nga mungesa e transmetimit në rrjete të unifikuara të seancave parlamentare, sepse dhe ai nuk do të dalë në dritaret e pallateve të lagjes sonë mediatike?

Me gjasë, ai e ka kuptuar se e gjitha kjo si po ecën, nuk e favorizon për asgjë. Ose se ndjenja e kursimit të popullit nga shakatë, sherret, debatet politike, do të nxisë madje një vëmendje më të madhe rreth asaj që ndodh në sallën e parlamentit, sesa kur gjithçka është sheshit dhe ai prapë del mbi ujë. Ndërkohë ai vetë është orientuar tek mediat e reja, tek facebooku, ku ka epërsi të madhe në imazh, në audiencë apo ndjekës për shkak të kreativitetit të tij, spektaklit që krijon, eksperimenteve, dhe sigurisht fuqisë, dhe lidhjeve të privilegjuara me të gjitha mediat kryesore. E ka ndërmarrë sot këtë veprim për dy arsye: opozita nuk ka shpikur rrugë të tjera për të përcjellë mesazhin e vet veç RTVSH dhe mediave private në simultane, ndaj sigurisht është në dizavantazh. Ndërkohë ajo nuk ka fuqinë për ta kundërshtuar, deri në anulim vendimi: opozita (PD dhe LSI) nuk është bashkë, diçka që e dobëson akoma më shumë fuqinë ndikuese. Dhe për më shumë, nuk mundet as ta ndërkombëtarizojë këtë gjë, duke krijuar solidaritet, sepse nuk fiton dot asgjë. Pse?

Sepse modeli i marrëdhënieve media publike-private në transmetimin e seancave parlamentare, ka qenë diçka ngushtësisht shqiptare. Ose sot, vetë ne e bëjmë kështu. Perëndimi nuk funksionon asfare kësisoj. Askush nuk helmon ditët, humorin popullor, të brezit të ri veçanërisht, nëpërmjet shfaqjeve parlamentare pa shije si ato që shohim. Modeli i organizimit është pikërisht ai që po kërkohet: një televizion parlamentar, që ja jep falas ose nuk dihet si, mediave private. Opozita ka mundësi ta imponojë pozicionin e vet, pikërisht në përkufizimin e kësaj lloj marrëdhënie të re: parlamenti, media e tij, i përket dhe opozitës, kështu që ajo ka mundësi të ketë rol modelues.

E vërteta është se një situatë të re, të strukturuar sipas modelit europian, do të ndryshojë cilësisht dhe jeta e parlamentit, debati i tij. Teatri parlamentar do të jetë ndryshe, me gjasë më i qetë, pa spektatorët e shumtë, të papunë, apo të punësuar që e ndjekin atë. Ky do të jetë një përfitim i madh publik, kjo është e sigurt. Të rinjtë, jeta shoqërore, militantët e organizuar në taborre, nuk do të ushqehen me helmin që vjen prej seancave parlamentare me debat të stisur, ndërsa jashtë kamerave, politikanët merren vesh mirë për punët e tyre. Me gjasë, ata do të ndihen edhe më afër njeri tjetrit, pa modelet ndarëse të konsoliduar në historinë e shkurtër të pluralizmit shqiptar, nga protagonistët e vjetër, apo dhe të rinj. Portokallia mjafton për të krijuar idenë e ndarjes së politikës dhe idetë e saj.

Në situatën e re, edhe politika duhet të strukturohet ndryshe, duke gjetur kanale të rinj afirmimi të mendimit të vet, qëndrimeve të saj, të figurave të saj të reja apo të vjetra. Kush e kundërshton këtë version të transmetimit të seancave parlamentare nuk ka shumë alibi, nuk ka modele europiane, përveç dëshirës për ruajtje të statuskuosë dhe inercisë mendore. Kundërshtarët mendojnë sipas kësaj skeme: jemi mësuar që çdo të enjte të shohim shfaqjen e sherreve të stisur në sallën e parlamentit  dhe nuk rrimë dot pa të.

Mirëpo as statuskuoja, dhe as inercia nuk janë zhvillim. Dhe megjithë vërejtjet që mund të kemi për RTVSH-në, drejtorët e saj, skemat e Ramës për të ruajtur primatin, dominimin e jetës publike, mediatike prej tij, nuk jemi të justifikuar që ta luftojmë të vjetrën me modele të vjetra, ku ai arrin të imponohet gjithashtu. Rivalët e tij le ta sjellin në fushëbeteja të reja, dhe të përpiqen ta mundin atje. /konica.al

Next Post
Paralajmërimi i Ramës: Doganierët sekserë do largohen brenda 100 ditëve

Paralajmërimi i Ramës: Doganierët sekserë do largohen brenda 100 ditëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In