Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë darkuar së bashku me praninë edhe të personave të tjerë në Ulqin.
Ky takim ka ardhur para se te merrnin pjesë në koncertin e Rame Lahaj.
Ndërkohë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, postoi në Instagram pamje nga hapja e sezonit turistik në Ulqin, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama e Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Hapje spektakolare e sezonit turistik në Ulqin. Ylli i operas me famë botërore Ramë Lahaj po performon. Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq priti Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryetarët e bashkisë së Prishtinës dhe Shkodrës, Përparim Rama dhe Benet Beci, ministra të shumtë, si dhe një sërë personalitetesh të dalluara të kulturës, biznesmenë dhe gazetarë nga vendet e rajonit”- shkruan Abazoviç.
Tre ditë më parë, në një konferencë që bëri bashkë udhëheqësit e disa prej shteteve anëtare të NATO-s, Rama theksoi se “perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Europës është një kërcënim real dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar duke nxitur dialogun.”
/a.r
View this post on Instagram