• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi i Kushtetutës së 2008? Xhafaj e pranon: Vendit i duhet sistem i ri elektoral

by A R
01/07/2023 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kodi i ri elektoral pritet të jetë tema e nxehtë që do të dominojë diskursin politik me nisjen e sesionit të ri parlamentar, në një kohë kur partitë e vogla synojnë të realizojnë një referendum për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Lidhur me këto lëvizje për të përmirësuar përfaqësimin në politikë, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj la të kuptohet në “Intervistë” me Merita Haklaj në A2CNN se fundi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 mund të jetë afër.

Sipas Xhafajt ndryshimet demografike, emigrimi por edhe faktorë të tjerë të shtyjnë drejt gjykimit se vendi ka nevojë për një sistem të ri elektoral.

“Për një pjesë të amendamenteve të 2088 unë kam qenë kundër forcës sime politike. Dhe nuk jam përfshirë në ato amendamente. Por kanë kaluar shumë vite dhe kanë ndryshuar shumë gjëra, ndaj mendoj se vendi ka nevojë për një reformë kushtetuese dhe institucionale në raport me partitë politike. Që do të thotë që ka nevojë për ta riparë sistemin elektoral që kemi edhe për shkak të hartës dhe ndryshimeve demografike që ka pësuar vendi. Ka nevojë për të ndryshuar ligjin për partitë politike dhe parashikimet kushtetuese e ligjore që lidhen me mandatet politike. Pjesë e kësaj mund të jetë dhe sistemi elektoral”, tha Xhafaj.

Më tej deputeti socialist nënvizoi se çdo ndryshim duhet përshtatur me kohën dhe kontekstin politik ku ndodhet vendi, ndaj palët duhet të jenë shumë të kujdesshme me kodin e ri zgjedhor.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse një zgjidhje duhet dhënë në kontekstin e momentit kur zbatohet. Nëse do ta bënim një sistem mazhoritar do kishte problematika lidhur me barazinë gjinore, me futjen e të rinjve në politikë etj… Nëse do bënim një sistem të pastër proporcional do ti jepte më pak mundësi individëve që vijnë, ose mundësi që të thithësh disa vlera që janë të nevojshme për shkak të emigrimit. Do kishte pasoja edhe për momentin sepse disa me anë të fuqisë financiare që kanë mund ta ndikonin votën me sistemin proporcional të pastër.

Po të analizojmë me kujdes rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe të mëparshme, kuptojmë se rezultati ka të bëjë me këtë lloj ndikimi”, u shpreh ai.

Xhafaj gjithashtu nënvizoi se nuk pajtohet me ata që thonë se po s’pate lekë dhe po s’u lidhe me të fortët nuk bëhesh dot deputet, duke treguar shembullin personal që arriti të thyejë herësin në Tiranë, edhe pse kryeministri Rama e renditi të 23-n në listën e kryeqytetit.

“Unë marrë shembullin tim, kurrë në jetën time nuk kam paguar 1 lek për votë. Apo të kem marrë vota në këmbim të  një interesi të caktuar. Apo njerëz të fortë që kanë qenë në krah tim për të më siguruar vota. Edhe në këto zgjedhje, ku edhe vetë ata që më çuan te 23 nuk e besonin që, dhe më bën një nder të madh pasi provova veten se ku isha”, tha Xhafaj.

Por, ai pranoi se është koha që aktorët politikë të bëjnë një analizë të gjatë për të kuptuar se çfarë është bërë mirë dhe çfarë keq, në mënyrë që sistemi i ri elektoral të jetë i duhuri.

/a.r

Next Post
Giuntoli largohet nga Napoli, gati për firmën me Juven

Giuntoli largohet nga Napoli, gati për firmën me Juven

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In