• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama çon Mirditën sërish në zgjedhje, kryebashkiaku do bëhet deputet

by
10/09/2015 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj, pritet të japë dorëheqjen nga mandati i tij për t’u bërë pjesë e Grupit Parlamentar socialist. Pas dorëzimit të mandatit të Arben Ndokës, Dedaj, i katërti në listën e kandidatëve të qarkut të Lezhës, duket se do të marrë mandatin, ndërsa zëvendësimi i Armando Prengës do të zgjasë në kohë.

Në fakt dje Rama ishte në Lezhë i shoqëruar nga ministrat Kodheli, Cani dhe Nikolla, ku ka prezantuar koordinatoren e rajonit Lezhë­-Dibër, ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Të pranishëm ishin edhe deputetët, mes tyre edhe Arben Ndoka. Siç raporton gazeta “Panorama”, ka pasur një takim me kryeministrin Rama pas mbledhjes.

Në këtë mënyrë, Mirdita duket se do të ketë zgjedhje të reja, pas lënies së mandatit të fituar nga Ndrec Dedaj. Kjo zgjedhje diktohet edhe nga deklaratat që kandidati i listës së PS në këtë qark, Eduard Ndocaj, bëri një vit më parë ndaj Edi Ramës, të cilin e cilësoi bukëshkalë, për shkak se refuzonte ta kandidonte për kreun e Bashkisë së Lezhës

Në takimin me strukturat e Partisë Socialiste, mësohet se Rama ka dhënë udhëzimet e rastit organizative për procesin e hapjes dhe analizës së zgjedhjeve të fundit vendore. Mësohet se kryetari i Partisë Socialiste ka kërkuar që të ngrihen sa më shpejt grupet e punës në këtë rajon për të përmbushur siç duhet fushatën e zgjedhjeve në çdo organizatë dhe strukturë vendore dhe zgjedhjen e delegatëve.

Kaosi në listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark, pas refuzimit të dy zonjave, të cilat i dhanë të drejtë Arben Ndokës të merrte një vit më parë mandatin e deputetit dhe procesi gjyqësor ndaj Kastriot Pirolit, të shtatit të listës, duket se do të gjejë një zgjidhje që do të prekë zgjedhjet vendore.

Next Post

Tropojë, nuk inforomoi policinë për parcelat me kanabis, pranga kryeplakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com