• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama- Basha në bllok kundër gjyqtarëve: Mbështetje për vetting-un

by Java News
08/06/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Padia në Gjykatën Kushtetuese e Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve kundër ligjit të vettingut, këtë herë nuk ka gjetur mbështetjen e opozitës. Lulzim Basha u shkëput për pak nga fushata elektorale në Korçë dhe në një prononcim për Top Channel nuk la vend për interpretim kur përkrahu pa rezerva vetting-un.

“Nuk e njoh natyrën e padisë, konfirmoj mbështetjen totale të PD për vettingun, për pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar e sidomos nga ata me lidhje kriminale. Jemi ne që prej 3 vitesh e gjysmë kemi kërkuar vettingun me qëllim largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, me qëllim shëndoshjen e sistemit me gjyqtarë e prokurorë që nuk mbrojnë krimin dhe korrupsionin, por u shërbejnë qytetarëve”, deklaroi Basha.

Një nga kërkesat e gjyqtarëve është shpallja antikushtetuese e një shprehjeje në ligj, që lidhet me kontrollin e figurës, duke përfshirë në verifikim për lidhje me njerëzit e drejtësisë edhe persona të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar pa një vendim të formës së prerë.

Çka sipas tyre mund të çojë në vendime abuzive të komisionit të vettingut. Por sipas kryeministrit, abuzuesit gjenden në radhët e njerëzve të drejtësisë.

“Tani shkojnë atje dhe thonë, ‘vettingu dakord, por jo për krimin e organizuar’. Atëherë për çfarë? Se vettingu këto ka, pasuritë dhe lidhjet me krimin. Ke apo s’ke lidhje me krimin, këtë do bëjnë komisionet e vettingut. Këta thonë se këtë s’duhet ta bëni sepse është shkelje e të drejtave të njeriut. Është shkelje e të drejtave të njeriut kur ti si gjykatës ulesh e ha drekë me kriminelë që duhet t’i gjykosh”, tha Rama.

Zbatimi i ligjit të vettingut ishte një nga pikat e marrëveshjes Rama-Basha më 18 maj dhe kur Parlamenti të votojë me tre të pestat ngritjen e komisioneve të vettingut, ajo do të jetë dita kur kjo pikë e marrëveshjes të përmbushet plotësisht.

Next Post
RECETA / Rosto viçi e thjeshtë dhe perfekte

RECETA / Rosto viçi e thjeshtë dhe perfekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

September 12, 2026
‘Hëna e plotë Blu’, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga ky fenomen

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

September 12, 2026
Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas

Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas

September 12, 2026
Bllokimi i pagave çoi në bojkot, Gjykata e Vlorës rikthehet në normalitet nga e hëna

Bllokimi i pagave çoi në bojkot, Gjykata e Vlorës rikthehet në normalitet nga e hëna

September 12, 2026
Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com