• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Asnjë votë për PD dhe diversantin Dritan Memushi

by
13/06/2015 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Tepelenë në takimin e radhës elektoral, ku kërkoi nga banorët votën për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane Tërmet Peçin.

Por shefi i qeverisë nuk i shmangu dot akuzat për Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj. Sipas Ramës opozita jo vetëm që nuk ofron asnjë vizion për qytetarët, por se selia blu sipas tij është katandisur në një forcë të madhe dekonstruktive.

“Ne kemi një detyrim të madh që t’u japim mbështetje të plotë programit të kandidatëve tanë, ndërkohë që në anën tjetër është një fushatë për të ardhur keq dhe për t’u ndjerë të turpëruar që në 2015, në mes të Europës, një parti që u krijua si forcë e madhe e shpresës, është katandisur në një forcë të madhe dekonstruktive, që e ka transformuar këtë fushatë në një fushatë për të zgjedhur dhe mbledhur sa më shumë budallenj në Shqipëri, duke ju treguar një përrallë nga e kaluara, që Tepelena dhe gjithë Shqipëria e refuzuan më 23 qershor të 2013-ës”, tha Rama.

Rama tha se “mazhoranca e majtë ka treguar në 18 muaj që është e vetmja rrugë që mund të bëjë, po bën dhe do të bëjë shtet për shqiptarët”. Kryeministri u ndal edhe tek kandidati i pavarur, Dritan Memushi, një ish-socialist, duke e cilësuar atë një diversant që nuk i duhet të jepet asnjë votë.

“Kjo është si ajo fjala e urtë, mirë gomari ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat. Tani mirë Veipi (kandidati i PD), por s’na lë rehat edhe një diversant që ka dalë këtu nëpër Tepelenë, që synon të ndajë aty ku Tepelena nuk ndahet kurrë, në mënyrë të ulët, krahinore, të turpshme. Asnjë votë për atë! Unë i kuptoj shumë mirë edhe demokratët që mund të jenë njerëz të mencur e s’kanë c’të bëjnë por s’kuptoj dot askend që mund të votojë atë”, deklaroi kryeministri.

Next Post

Ndodh dhe kjo: Princi i Suedisë martohet me ish-pornostaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In