• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama apel të rinjve: Shmangni klubet e natës, mos shkoni në spitale, kujdesuni për gjyshërit!

by Java News
09/03/2020 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se përveç punës së autoriteteve, më e rëndësishmja në këtë situatë është marrja e masave individuale dhe kujdesi për të afërmit dhe shoqërinë në përgjithësi. Rama i bëri apel të rinjve të shmangin ambientet me shumë njerëz, si clube e lokale, për shkak se ata se mund ta mbartin virusin, duke e përçuar tek familjarët e tyre më në moshë, të cilët janë më të rrezikuar nëse infektohen. Shefi i mazhorancës tha se duhet shmangur kontakti i drejtpërdrejtë i prekjes me duar mes njerëzve, ndërsa bëri apel që në çdo rast, pas çdo kontakti të lahen duart me sapun për 20 sekonda.

“Kjo epidemi ka një specifikë të posaçme në kohën që është rezultat i ndërlidhjes shumë më të fortë mes vendeve, mes njerëzve, përmes botës së informimit. Vetëm 10 vjet më parë një epidemi tjetër ka marrë gjysmë milioni njerëz në glob, dhe siç të gjithë e dini, nuk kemi pasur në nivel jo global një situatë alarmi të tillë. Alarmi vjen edhe si pasojë e faktit që çdo gjë që ndodh në një cep të globit menjëherë shfaqet në të gjitha ekranet në çdo vend të globit. Teshtin dikush në anën tjetër të botës dhe dëgjohet teshtima në anën tjetër të botës. Kjo rrit fluksin e informacionit. Gjithë kjo hije e madhe kërcënuese për psikologjinë tonë përballohet me disa masa që janë fare të thjeshta: Kufizimi i kontakteve fizike. Ky virus nuk merret nga ajri por nga kontakti fizik. Dhe larja e duarve pas kontaktit fizik të paktën për 20 sekonda, është një masë që ndihmon shumë në parandalim. Është e rëndësishme për të rinjtë, që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë që të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale. Të shmangin pub-et dhe clubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt. Nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë, është bartja e virusit tek më të moshuarit nëpër shtëpi. Duhet të bëjmë çmos të ruajmë gjyshërit nëpër shtëpi. Të kufizojmë kontaktet tona, dhe t’i mbajmë larg kontakteve me ne. Sa më pak prekje me duar, dhe sa më shumë kujdes. Është e pamundur që ne të mos marrim këto masa të thjeshta në nivel individual. Ne i lutemi të gjithë njerëzve të kuptojnë se nuk ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo nuk janë të prekur, mjafton të marrin numrin e telefonit. Duhet disiplinë për t’u vetëkarantinuar. Mbyllja e kufijve nuk është një opsion dhe nuk çon asgjëkundi. Murtaja e shekullit të 15 përfshiu globin dhe fshiu nga faqja e dheut miliona njerëz, dhe nuk kishte as avion, as tren, as autobus, as makinë. Të vetëkarantinohemi, dhe këtë po bën gjithë bota. Kush del nga një zonë e kuqe, duhet të vetëkarantinohet për të mirën e tij, të familjarëve dhe të tjerëve. Dhe të mbajë kontakt me autoritetin përkatës shëndetësor”, tha Rama.

Next Post
Zbardhen propozimet e opozitës së bashkuar për administratën zgjedhore

Zbardhen propozimet e opozitës së bashkuar për administratën zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Kurti po i ofron “ujë në shoshë” opozitës

October 4, 2026
Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

October 4, 2026
“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

October 4, 2026
BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

October 4, 2026
Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur, shkrimtarët që e refuzuan çmimin dhe figurat e mëdha që mbetën jashtë listës së fituesve

Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur, shkrimtarët që e refuzuan çmimin dhe figurat e mëdha që mbetën jashtë listës së fituesve

October 4, 2026
Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë

Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë

October 4, 2026
U shfaq në videot intime, këngëtarja kërkon ndjesë publike: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje!

U shfaq në videot intime, këngëtarja kërkon ndjesë publike: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje!

October 4, 2026
Analiza/ Serbia mund të ndryshojë…deri te Kosova

Analiza/ Serbia mund të ndryshojë…deri te Kosova

October 4, 2026
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

October 4, 2026
“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com