• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ralf Gjoni: Do të ndryshohet drejtuesi i Reformës Zgjedhore

by Java News
05/09/2019 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kërkoi publikisht disa muaj më parë largimin e Damian Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Ralf Gjoni, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është shprehur sot i bindur se socialisti do të largohet. Në intervistën e dhënë për emisionin “Top Talk” në Top Channel, Gjoni theksoi se Gjiknuri nuk do të jetë më bashkëkryetar i këtij komisioni, kjo për arsye se është përfolur në audio-përgjimet e dosjes 184 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Unë mund t’ju garantoj se Gjiknuri nuk do të vazhdojë të jetë kryetar apo bashkëkryetar i komisionit. E di pse e di unë këtë? Se pa pjesëmarrjen tonë komisioni nuk mund të mblidhet. Nuk do të jetë më dhe ky komisioni nuk mund të mblidhet më me Damian Gjiknurin bashkëkryetar. Jo se Gjiknuri është ndonjë i keqi i madh, por sa kohë që emri i tij është përfolur përmes disa përgjimeve ku aludohet për parregullsi elektorale, nuk mundet që ky person që nuk e ka sqaruar këtë çështje me drejtësinë, të jetë baskëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore”, tha Ralf Gjoni.

I pyetur edhe për takimin që zhvilloi me David Kostelancik, drejtor në Departamentin Amerikan të Shtetit, Gjoni theksoi se Uashingtoni i ka garantuar opozitës së re mbështetjen për reformën elektorale.

“DASH na ka garantuar mbështetjen për reformën elektorale. Pa reformë zgjedhore nuk ka asnjë avancim dhe çdo reformë tjerër do të ishte pakuptimtë”, u shpreh deputeti.

Sipas Gjonit, Ramës dhe Bashës u intereson ‘status quo’ dhe se asnjë parti nuk ka dëshirë për ndryshimin e sistemit zgjedhor sepse kanë frikë nga liria që do të fitonin deputetët. Ai aludoi për një “flirt” midis Ramës dhe Bashës, që vijon prej disa kohësh.

“Ata (PS-ja) duan të bëjnë një reformë duke adresuar vetëm rekomandimet e OSBE. Ne vumë një kusht, ndryshimin e objektit, i cili thotë se përveç rekomandimit, të hapet edhe debati kombëtar për ndryshimin e sistemit zgjedhor”, u shpreh Gjoni.

Sa i përket qëndrimit të SHBA-së mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Ralf Gjoni tha se aleati ynë strategjik nuk bën të tilla rekomandime dhe se zgjedhjet e parakohshme mund të caktohen vetëm nga klasa politike në vend./

Next Post
Socialistët ndryshojnë datën e Asamblesë Kombëtare, ja kur do të mblidhet

Pas udhëzimeve të Ramës, japin dorëheqjen dy drejtorët e Sarandës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

October 3, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

October 3, 2026
Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

October 3, 2026
Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

October 3, 2026
Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com