• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rakia e Erdoganit, hallet e agjentëve të Londrës dhe Kleopatra “maqedone”

by Enver Robelli
20/10/2020 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse vdiqën 45 njerëz në Turqi, pse rrugët e kryeqytetit britanik janë të boshatisura dhe pse egjipianët edhe pas 2050 viteve duan të mbrojnë Kleopatrën?

Nga Enver Robelli

45 të vdekur!

Rexhep Taip Erdoani thotë: ajrani është “pije nacionale e Turqisë”, jo jeni-rakia. Shumë turq mendojnë ndryshe. Ata e përziejnë jeni-rakinë me ujë e akull dhe e shijojnë. Por në shijen e turqve rakidashës prej vitesh përzihet Erdoani, duke rritur çmimin e rakisë. Ata që s’kanë para për të blerë rakinë e shtrenjtë, e përgatisin vetë. Ne fillim të tetorit në Turqi vdiqën 45 veta për shkak se kishin pirë alkool të përzier me substanca të gabuara (etanol, deterxhente etj.) Vetëm në krahinën e Izmirit, e njohur për stilin liberal të jetesës, vdiqën 18 veta nga pija e helmët. Erdoan prej vitesh po përpiqet të kufizojë konsumimin e pijeve alkoolike. Përveç shtrenjtimit qeveria ka vendosur të ndalojë shitjen e alkoolit në rrugë pas orës 22. Një shishe raki shpesh kushton rreth 20 euro. Rroga minimale në Turqi është 280 euro.

Ditë të vështira për agjentët britanikë!

“Regnum defende” – mbroje Mbretërinë. Kjo është motoja e agjentëve të MI5. Kështu quhet shërbimi i brendshëm sekret i Britanisë së Madhe. Por si të mbrohet Mbretëria, si të vëzhgohen, përcillen e mbikëqyren armiqtë e Monarkisë kur rrugët e Londrës janë pothuaj të zbrazëta për shkak të koronës. Shefi i MI5 Ken McCallum tha se “mendja e shëndoshë” ia bën me dije secilit se “survejimi nuk është punë aq e lehtë kur rrugët janë të zbrazëta”. Kjo deklaratë ka cilësi të humorit britanik. Masat kufizuese kanë kufizuar edhe lirinë e lëvizjes së terroristëve potencialë. Ata me gjasë kërkojnë rrugë të reja për të kryer sulmet e tyre vdekjeprurëse, ndërsa agjentët do të gjejnë mënyra të reja për t’i penguar në misionin e tyre krimininal.

Egjipti i zemëruar!

Patty Jenkins është regjisore amerikane. Projekti i saj më i ri: një film për Kleopatrën, mbretëreshën legjendare të Egjiptit, e cila ka vdekur para 2050 vitesh, por jo vetëm për njerëzit në Egjipt ajo është e paharrueshme – si gruaja që ua mori mendjen dy sundimtarëve më të njohur të kohës, Jul Çezarit dhe Mark Antonit. Në filmin e Patty Jenkins jeta e Kleopatrës synohet të rrëfehet nga perspektiva feministe. Rolin kryesor e luan Gal Gadot. Dhe këtu fillon problemi. Gadot rrjedh nga Izraeli, gjë që nuk u pëlqen fare shumë egjiptianëve. Në sferën e Twitterit shumë egjipianë kanë protestuar ditëve të fundit.

Motoja e zemërimit është kjo: së pari Izraeli grabit toka arabe, tani edhe Kleopatrën. Filmat për Kleopatrën kanë një histori polemikash: Kleopatra më e njohur e Kinemasë është Elizabeth Taylor, e cila ishte konvertuar në fenë hebraike dhe është përkrahëse e Izraelit. Më 1963 filmi i saj nuk u shfaq në kinematë e Egjiptit, por pas një kohe, kur sundimtarët në Kajro panë se në film toponimi “Egjipt” përmendet 122 herë brenda 241 minutave dhe kjo është reklamë e mirë për Egjiptin, filmi, megjithatë u shfaq.

Në grindjen rreth Kleopatrës mund të kyçen edhe dy popuj nga Ballkani: grekët dhe maqedonasit. Kleopatra ishte pasardhëse e strategëve maqedonas të luftës. Natyrisht maqedonasit e lashtë (antikë) s’kanë të bëjnë asgjë me maqedonët sllavë, por kush pyet për finesa të tilla kur popujt ballkanikë kacafyten për historinë.

Next Post
Basha dhe Dendias takim me maska, kreu i PD: I kërkova që të heqë ligjin e luftës

Basha dhe Dendias takim me maska, kreu i PD: I kërkova që të heqë ligjin e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In