• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qosja i ashpër me PD-në: Po bën tek të huajt propagandë antishqiptare

by Java News
27/11/2017 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademik Rexhep Qosja me rastin e shënimit të 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka folur për Shqipërinë dhe Kosovën.

Qosja në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se Shqipëria, parë historikisht, ka ecur përpara, është zhvilluar e po zhvillohet, kurse për Kosovën thotë se ka humbur shumë kohë në tri marrëveshjet e gabuara; pranimi i Marrëveshjes së vijës kufitare me Malin e Zi, siç e kërkonte Mali i Zi, krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, siç e kërkonin serbët e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë, dhe krijimi i Gjykatës Speciale. Akademiku thote se paria e PD-së po bën tek të huajt propagandë antishqiptare.

“Gjatë këtyre viteve, prej se është krijuar shteti shqiptar, Shqipëria, i ka provuar gati të gjitha trajtat politiko-shtetërore dhe kushtetutare-juridike: despotinë, tiraninë, diktaturën, demokracinë, pseudodemokracinë. Ka provuar rendin njëpartiak dhe rendin shumëpartiak. Ka provuar totalitarizmin, populizmin, anarkizmin, autoritarizmin! Tani po përjeton qeverisjen e ligjshme, të përfaqësuar prej të zgjedhurve në zgjedhje të lira e demokratike, dhe përpjekjet mjaft të egra të opozitës për pushtet paralel. Gjatë këtyre 105 vjetëve Shqipëria ka provuar rënie dhe ngritje, atdhetarizmin më të përkushtuar të predikuar e të sendërtuar edhe me mjete totalitariste si në kohën e komunizmit dhe atdhetarizmin e komprometuar prej propagandave që fyejnë shtetin, që fyejnë mentalitetin, që deshën s’deshën autorët e kësaj propagande, ua krijojnë të huajve bindjen se shqiptarët – popull i njohur me traditë vlerash të larta, na qenkan popull pa vlera etike! Dhe, kjo po ngjet sot në Shqipëri – po e bën paria e PD-së. Megjithatë, Shqipëria, shikuar historikisht, ka ecur përpara, është zhvilluar e po zhvillohet, është bërë edhe me shtetin e dytë shqiptar, me Kosovën shtet i lirë e i pavarur, po zhvillohet dukshëm urbanizmi i saj, po bëhen përpjekje gjithnjë e më të dukshme për mirërritjen e brezit të ri dhe për mirëjetesën e popullit”, thekson Qosja.

“Gjendjen tonë politike e shoqërore në këtë kohë e shënojnë shumë të këqija, prandaj ndjej nevojë që t’ia bëj popullit një lutje: Hidhërohu popull!”, ka thënë Qosja.

Duke folur për zgjedhjet lokale, akademik Qosja ka thënë se AAK-ja ka korrur suksesin më të dukshëm në këto zgjedhje, kurse Lëvizja Vetëvendosje thotë se mund të ketë kaluar pak më mirë se në zgjedhjet e kaluara lokale, por jo si e sa është pritur.

Ndërkaq për PDK-në thotë se ishte dështuesja e këtyre zgjedhjeve lokale. Në këtë intervistë Qosja ka dhënë edhe vërejtjet për qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

a.ç

 

 

 

Next Post
Kontroll gjyqtarit të Apelit, i gjenden 300 milionë lekë në shtëpi

Apeli lë në burg Shkëlqim Mirin, gjyqtari prej 4 ditësh në spitalin e burgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet skema e rritjes së pagave nëpër bashki, nga 32 mijë lekë, minimumi i ri shkon 70 mijë lekë

1 500 fitues për kreditë e buta në Tiranë, lista pret miratimin e Këshillit Bashkiak

October 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 Tetor 2026

October 26, 2026
Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

October 26, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Ligji për tubimet me akt normativ, Balla: Nisma do të vijë nga qeveria…

October 26, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

October 26, 2026
Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

October 26, 2026
Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

October 26, 2026
Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

October 26, 2026
Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

October 26, 2026
Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In