Edhe një hap tjetër i Kosovës. Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Shala, ka uruar drejtuesit e Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës, me rastin e pranimit të tyre në Federatën Evropiane. “Pranimi i juaj me të drejta të plota në Federatën Evropiane, është një lajm i mirë për sportin e Kosovës. Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin,njohjen dhe afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Shala, duke u zotuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.