• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveritë “hije”, që mund të lënë me hije shumicën

by Mero Baze
23/08/2017 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjëja më joserioze e pas 25 qershorit, është rituali i përfoljes së qeverisë së re dhe argëtimi me reagimin e atyre që kanë interes për të. Është ndoshta një nga shëmtitë e mëdha, e cila argëton padyshim dhe Edi Ramën.

Formimi i një qeverie nga fituesi, dhe sidomos nga një fitues i plotë si Edi Rama, është një përgjegjësi e madhe, pasi nuk të lë vend për alibi. Për herë të parë Edi Ramën e ka “dënuar” Zoti, të mos ketë asnjë alibi për dështimet e mundshme, për defektet e mundshme dhe mbi të gjitha, për zgjedhjet e gabuara apo të imponuara nga koalicioni. Ai ashtu siç është i bekuar ta zgjedhë vetë qeverinë, është i dënuar dhe të mbajë përgjegjësinë për të.

Por për shkak të një defekti të rëndë kushtetues, peshqesh nga dyshja Berisha-Rama, kur ne duhet të mbyllim zgjedhjet në qershor dhe të formojmë qeveri në shtator, kemi një periudhë tre mujore boshllëku, që kur ka rotacion kthehet në masakër ndaj shtetit, dhe kur ka rikonfirmim, kthehet në një periudhe spekulimi dhe diversioni të pakuptimtë.

Kjo që po ndodh tani me qeverinë e pritshme të shtatorit, është një abuzim i Edi Ramës.

Nuk dua të fajësoj asnjë gazetë, TV, apo portal, që përflet emra. Askush nuk ja ndal dot fantazinë askujt, dhe askush nuk ndalon dot asnjë deputet apo politikan të bëjë lobim qesharak nëpër portale e redaksi, për të nxjerrë emrin e vet.

Problemi është tek kryeministri.

Englendisja e tij me këtë histeri emrash, me mitomanë që publikojnë qeveri, me të tjerë që heqin dhe vënë ministra, me të tjerë që shpikin kritere dhe testojnë aftësinë për lobim, është një dëm i madh që i bëhet pikësëpari shumicës së re.

E drejta e Edi Ramës për të formuar qeverinë e tij shkon paralel me detyrimin e tij për të ruajtur integritetin e shumicës.

Prej 25 qershorit, ai i ka qëndruar larg debateve për përbërjen e qeverisë, bile dhe kritereve për formimin e saj, pasi ju përkushtua një procesi formal dëgjesash. Deri diku ishte një dalje e mirë për të mos diskutuar një temë delikate si qeveria.

Por pas kësaj, ka pasur një stinë të begatë spekulimesh, të cilat kryeministri ose duhet t’i ndalte me një qëndrim publik, ose duhet t’i konfirmonte, ose përgënjeshtronte, duke e bërë të qartë që qeveria e vetme është ajo që do të prezantojë ai në një datë të caktuar.

Kjo, jo aq për të qetësuar ata që duan të jenë në kabinet, apo të tjerë që nuk kanë shpresa të jenë, por për të ruajtur mbi të gjitha integritetin e shumicës.

Për të gjithë ata që mendojnë se ky është një mandat i lehtë, pasi ka një shumicë të qartë, duhet të kuptojnë mirë se ky është një mandat ku nuk ka rëndësi kush është ministër, por kush është deputet i shumicës socialiste. E ardhmja e këtij mandati varet nga integriteti i shumicës parlamentare, fuqisë së saj, dhe aftësisë së Edi Ramës për t’i mbajtur ata të bashkuar dhe të motivuar. Demotivimi i grupit parlamentar socialist, mund të jetë një nga humbjet më të mëdha që Rama mund të pësojw, nga dëshira e tij për t’u englendisur me emra kotë ministrash dhe me gallatë reagimesh pas tyre.

Edi Rama e ka gjithë përgjegjësinë dhe gjithë të drejtën të deklarojë kur të dojë qeverinë, pa e kthyer atë në një teatër. Ai po ashtu ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij të konsultimit publik apo privat me faktorët politik brenda PS-së. E vetmja gjë e gabuar është kjo që po bën, që lejon shtypin të shpikë qeveri dhe vetë argëtohet duke qetësuar të mërziturit e duke dëshpëruar të gëzuarit kot. Është një humbje energjish pa kuptim, për shkak të dëshirës për të bërë gallatë me një çështje shumë serioze, me një shumicë e cila u fitua me shumë mundim dhe jo vetëm nga Edi Rama. Një shumicë ku nuk ka rëndësi kush do jetë ministër, por kush do jetë në parlament për të ruajtur shumicën, që të mos përfundojë përsëri tek tepsia.

Next Post
Mizogjinia e përdalë e disa imamëve shqiptarë!

Mizogjinia e përdalë e disa imamëve shqiptarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In