• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria nuk tërhiqet, përballje në Arbitrazh me “Bankers”

by A R
01/12/2015 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare duket e vendosur për tu përballur në Abritrazh me kompaninë e naftës “Bankers Petroleum”. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri shprehu vendosmërinë e qeverisë për të mos u tërhequr. Gjatë raportimit në Komisonin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ai la të kuptohej se shteti shqiptar do të përballet në Arbitrazh me kompaninë kanadeze, pasi ndasitë midis palëve janë të thella.

“Ne, nga auditet e kryera nga agjencitë e specializuara, kemi gjetur që ka kosto të fryra dhe ky është thelbi i konfliktit, që ka vajtur në Arbitrazh. Arbitrazhi nuk është gjë e paparashikuara, është në marrëveshje. Pra palët do e zgjidhin përmes ekspertëve dhe Arbitrazhit. Pala shqiptare po merr të gjitha masat për t’u mbrojtur dhe ka rekrutuar një nga kompanitë më në zë ndërkombëtare për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar”, tha Gjiknuri.

“Bankers” akuzon se shteti shqiptar nuk po zbaton vendimin e shkallës së parë në Arbitrazh që detyron Tatimet të zhbllokojnë llogaritë e saj në Shqipëri. Gjiknuri i quajti të papranueshme kërcënimet e kompanisë për mbylljen e prodhimit.

“Mbarëvajtja e prodhimit është shumë e rëndësishme. Nuk duam që asnjë kompani të lëshojë mesazhe të tilla që nuk duam, apo që do të krijojë probleme në prodhimin e naftës pasi kjo do të ndikonte në ekonomi. Nuk mund të pranojmë këtë gjuhë pasi nuk është e përshtatshme për ne”, deklaroi ministri i Energjitikës.

Konflikti mes Qeverisë dhe “Bankers” kulmoi kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të kompanisë kanadeze pasi kishin marrë autorizimin nga gjykatat shqiptare për të mbledhur me forcë 75 milionë Dollarë. Ky është një detyrim që shteti shqiptar pretendon se kompania e ka shmangur, duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit dhe rrjedhimsiht duke shmangur pagesën e taksave, sikundër parashikohet në marrëveshjen koncesionare.

Por “Bankers” e çoi çështjen në Arbitrazh ku arriti të sigurojë një urdhër mbrojtje, që detyron autoritetet shqiptare të zhbllokojnë llogaritë deri në vendimin përfundimtar të Arbitrazhit. Deri më tani autoritetet nuk e kanë respektuar urdhërin e Arbitrazhit dhe një ditë më parë kompania tha se pas të mërkurës do të fillojë uljen e prodhimit në fushën e Patos-Marnizës deri në ndalimin e plotë të tij.

Next Post

Sa efektive kanë qenë investimet e qeverisë Berisha?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In