• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sa efektive kanë qenë investimet e qeverisë Berisha?

by A R
01/12/2015 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja/ 

Një nga gjërat për të cilat për të cilat u dallua qeveria Berisha ishte rritja e ndjeshme e investimeve publike çdo vit, në krahasim me vitin 2005. Dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse borxhi publik u rrit ndjeshëm gjatë 8 vjetëve të qeverisjes së Berishës.

Por sa efektive kanë qenë investimet publike në periudhën 8-vjeçare të qeverisë Berisha?

Investimet publike, duke qenë mjeti kryesor fiskal në dorë të qeverisë për nxitjen e rritjes ekonomike, ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimit të sektorit të ndërtimit, si dhe tërthorazi, në të gjithë sektorët e tjerë.

Për të matur efektin e çdo investimi publik më vete, duhen të dhëna të hollësishme si për të, ashtu edhe për sektorët që ndikohen nga ai. Ndërsa për efektin në tërësi, në ekonomi përodret treguesi i raportit të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) me rritjen e investimeve publike.

Në rastin e qeverisë Berisha, ky tregues rezulton 1.01 për të gjithë periudhën 8-vjeçare. Rritja kumulative e PBB-së në krahasim me 2005-ën ishte 2.59 miliardë dollarë (me kursin e atëhershëm 1 dollar=100 lekë), ndërsa rritja kumulative e investimeve publike ishte 2.56 miliardë dollarë. Pra, praktikisht, rritja e investimeve publike nuk ka patur një efekt më të madh se sa efekti i tyre i drejtëpërdrejtë.

Kuptohet që ne nuk mund ta dimë se sa do të kishte qenë rritja e PBB-së, në qoftë se investimet publike do të kishin mbetur në nivelin e 2005-ës gjatë të teta viteve, kur didimë që kërkesa e brendshme dhe e jashme ra në gjysmën e dytë të qeverisjes së Berishës (për shkak të pakësimit të dërgesave monetare të emigrantëve dhe tkurrjes ekonomike të fqinjëve). Sidoqoftë, eksperienca botërore na tregon se përdorimi i stimulit fiskal të investimeve publike, në kushtet e uljes së kërkesës së brendshme e të jashtme, ka zakonisht një koeficient diku tek 1.5-sa, e jo 1.01, si në rastin e Shqipërisë.

Next Post

Tirana e Prishtina: patriotë e tradhëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com