• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria mbështet programin ‘Pas Shkollor’, Kumbaro: Dyfishohet pagesa e shpërblimit dhe zgjerohet lista e mësuesve

by E S
29/04/2026 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi sot vendimet e fundit të qeverisë në një konferencë për shtyp, duke u ndalur veçanërisht te programi “Pas Shkolle”.

Ajo theksoi se ky program, i cili ka mbi një dekadë që zhvillohet në formate të ndryshme, do të zgjerohet më tej për të ofruar më shumë mundësi për nxënësit.

Ministrja shpjegoi se në shkollat ku janë bërë investime të rëndësishme, aktivitetet pas mësimit do të jenë të hapura dhe se paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative të nxënësve do të pasurohet edhe me Olimpiadën e Gjuhëve të Huaja.

“Në shkollat ku janë bërë investime të rëndësishme, aktivitetet pas mësimit do të jenë të hapura. Gjithë paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative të nxënësve do të shtohet edhe me Olimpiadën e Gjuhëve të Huaja,” tha Kumbaro, duke shtuar se shkollat do të pajisen me hapësira të posaçme për konsumimin e ushqimit.

Ministrja njoftoi gjithashtu se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që mbështet zgjatjen e kohës së qëndrimit në shkollë, duke kombinuar programin e detyrueshëm me aktivitetet e programit “Pas Shkolle”.

Për këtë arsye, është vendosur dyfishimi i shpërblimit për orët jashtë programit mësimor të detyruar, duke e çuar në 1000 lekë për orë nga 500 lekë që ishte më parë.

“Kjo pjesë e programit duhet të mbështetet financiarisht, kjo është arsyeja pse sot Këshilli i Ministrave vendosi të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruar në shifrën 10 mijë lekë të vjetra për orë, për 60 minuta. Ishte e parashikuar 5 dhe kemi mbërritur në 10,” u shpreh Kumbaro.

Një tjetër risi e vendimit është zgjerimi i listës së mësuesve që mund të kontribuojnë në këtë program.

Ministrja theksoi se tashmë nuk do të jenë vetëm mësuesit e sistemit shkollor, por edhe mësues në pension, ekspertë dhe specialistë të arteve, muzikës, sportit apo artizanatit.

“Jo vetëm kaq, por ne hapim listën e bashkëpunëtorëve me mësuesit që janë brenda sistemit shkollor, të cilët pasi kanë kryer orët e detyruara ndoshta nuk kanë energjinë e duhur për të vazhduar edhe dy tre orë të tjera, por e hapim këtë listë tashmë me këtë vendim për mësues që janë në pension, që janë aktiv dhe kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij programi, për specialistë të ndryshëm të arteve, të muzikës, për artizanë,” tha Kumbaro, duke bërë një ftesë për të gjithë figurat e arsimit, artit dhe sportit që dëshirojnë të kontribuojnë.

Sipas saj, qeveria synon të forcojë bazën ligjore dhe financiare të programit “Pas Shkolle”, duke e bërë më tërheqës për nxënësit dhe më gjithëpërfshirës për mësuesit dhe specialistët që duan të japin kontributin e tyre.

Ministrja Kumbaro e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për pasurimin e jetës edukative të fëmijëve dhe për afrimin e shkollës me komunitetin.

Next Post
Batuta diplomatike në Shtëpinë e Bardhë, Mbreti Karli III në takimin me Trump: Pa britanikët do të flisnit frëngjisht

Batuta diplomatike në Shtëpinë e Bardhë, Mbreti Karli III në takimin me Trump: Pa britanikët do të flisnit frëngjisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In