• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qeveria ka prioritet oligarkët”, Bardhi: Pandemia ekonomike, rreziku më i madh

by A R
02/05/2020 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëri përgjegjëse qeverinë për situatën e rënduar ekonomike në vend, për shkak të pamjaftueshmërisë së paketave të ndihmës. “Pandemia ekonomike është ajo që na rrezikon më shumë” – u shpreh Bardhi në emisionin “JAVA në RTSH” në panelin e drejtuar nga analisti Preç Zogaj.

“Deri në këto moment qeveria ka paguar tek biznesi jo më shumë se 23 milionë euro për të dyja paketat, ndërsa për kreditë sovrane nuk ka aspak interes nga bizneset, për shkak të kushteve. Janë rreth 66 mijë punonjës të sektorit privat që kanë humbur vendet e punës, sipas asaj që ka thënë vetë kryeministri, kur lajmëroi paketën e dytë. Kjo ka ardhur për shkak të pamjaftueshmërisë dhe vonesës së paketave. Pra, kemi 110 milionë euro në letër, por vetëm 23 milionë euro të dhëna realisht për biznesin. Ndërsa Kosova ka dhënë në mbështetje të biznesit 170 mln euro. Pra, Shqipëria ka 66 mijë të papunë më shumë, Kosova 6 mijë vende të reja punë, sepse strategjia e qeverisë së Kosovës ishte ruajtja e vendeve të punës”- tha Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD bëri një llogari që sipas tij tregon se Edi Rama nuk ka prioritet qytetarët, por vjedhjen me çdo formë dhe në çdo kohë.

“Në prezantimin e paketës së parë, Rama foli për Rama për 20 milionë euro fond për operacion humanitar. Kjo do të thotë të ndihmosh 200 mijë familje shqiptare me 100 euro secilën. Deri në këtë moment, Rezervat e Shtetit kanë shpërndarë vetëm 9000 pako. Pyetja ime është “pse nuk u jep qeveria paratë njerëzve? Lekët i kanë sipas Edi Ramës, 20 milionë euro. Në vend që të bëjnë tender e t’ia japin një kompanie kompjuterash në Maqedoni, le t’u çojë familjeve nga një çek ushqimor 100 euro. Nuk e bëjnë, sepse kanë strategji që paratë të mos shkojnë tëk qytetatët, por të bëjnë tendera, se ashtu vjedhin”- tha Gazment Bardhi.

Ai vuri në dukje sipas tij, sesa pak ka dhënë qeveria për qytetarët që kanë humbur punën për shkak të virusit.

“Rama u thotë qytetarëve se do të japë 260 mijë lekë, ndërsa u merr mbrapsht 240 mijë lekë për sigurime shëndetësore e shoqërore. A jetohet me 20 mijë lekë të vjetra?!”- u shpreh zoti Bardhi, i cili theksoi vendimin politik të qeverisë, duke zgjedhur oligarkët para qytetarëve. “Qeveria ka para, buxheti i shqiptarëve ka para, por qeveria ka marrë vendim politik të mos i çojë keto para tek njerëzit, por tek 10 oligarkë, në tendera sekretë korruptivë, që duhet të paguajnë 2-3 fishin e mallrave në treg”- tha zoti Bardhi, i cili solli si shembull vendimin më të fundit të qeverisë dhe parlamentit për t’i dhënë me koncesion 3 oligarkëve port privat në Porto Romano. “Qeveria ka lidhur kontrata për koncesionet 2.3 miliardë euro. Pra, 14 përqind të PBB Edi Rama ua japim 10 oligarkëve, ndërsa për pandeminë jepen 0.8 përqind, duke qenë më i ulëti në rajon”.

https://www.youtube.com/watch?v=4tv1pfsKPTg

Next Post
Itali/ Edhe një shqiptar tjetër e humb betejën me Covid-19

Itali/ Edhe një shqiptar tjetër e humb betejën me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Presidenti grek dhe Bashkia Dervician e Dropullit provokojnë shqiptarët

October 8, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

October 8, 2026
Sulm rus ndaj autobusëve në Ukrainë, vriten 33 persona dhe plagosen 18 të tjerë

Sulm rus ndaj autobusëve në Ukrainë, vriten 33 persona dhe plagosen 18 të tjerë

October 8, 2026
Kuvend, Manja: Reforma territoriale respekton Kushtetutën, opozita ta mbështesë

Kuvend, Manja: Reforma territoriale respekton Kushtetutën, opozita ta mbështesë

October 8, 2026
Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

October 8, 2026
Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

October 8, 2026
Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com