• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria jep 12 milionë lekë për organizimin e lotarisë së kuponit tatimor

by A R
24/11/2015 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vendim i qeverisë i botuar në fletorën zyrtare autorizon shpenzimin e 12 milionë lekëve për organizimin e lojës promocionale, “Loja e kuponit tatimor”.

Këshilli i Ministrave vendosi që Ministrisë e Financave në buxhetin e miratuar për vitin 2015, t’i shtohet fondi prej 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekësh, për shpenzime korrente, në programin “Menaxhimi i të ardhurave tatimore”.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Fondi do të përdoret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për përballimin e shpenzimeve administrative dhe çmimeve fituese të lojës promocionale, të quajtur “Loja e kuponit tatimor”, që do të organizohet nga data 15.11.2015–31.12.2015, në kuadër të nismës kundër informalitetit.

Rregullat e organizimit e të funksionimit të lojës, kategoritë e përfituesve, masa e përfitimit për çdo kategori dhe specifikime të tjera për këtë lojë rregullohen sipas legjislacionit në fuqi për lojërat e fatit.

Në lojë janë 511 shpërblime monetare për të gjithë konsumatorët. Të drejtën për të marrë pjesë në lojën e kuponit tatimor e ka çdo qytetar, i cili ka tërhequr gjatë periudhës së zhvillimit të lojës kupona tatimorë nga blerjet. Qytetari, që të kualifikohet si pjesëmarrës në lojë, duhet të ketë mbledhur jo më pak se 50 kupona tatimorë dhe me vlerë totale të të gjithë kuponave jo më të vogël se 5,000 lekë.

Kuponat e mbledhura brenda periudhës së zhvillimit të lojës promocionale duhet të postohen nëpërmjet shërbimit rekomande të Postës Shqiptare në adresën: “Për Lojën promocionale të kuponit tatimor; Shtypshkronja a Letrave me Vlerë (ish-topografia ushtarake), Tiranë”.

Përveç kuponave tatimorë, pjesëmarrësi duhet të vendosë në zarf një etiketë me të dhënat e tij, vetëdeklarimin e numrit të kuponave të vëna brenda në zarf dhe vlerën nominale në lekë të gjithë kuponave./Monitor

Next Post

Mediat turke: Pilotët rus janë gjallë, i kanë kapur grupe të opozitës siriane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In