• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria “hap” thesin, në tri javët e para të janarit u shpenzuan gati 1 miliard euro

by B K
23/01/2025 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për investime të kryera e shërbime të marra por të papaguara, bashkë me vendime gjyqësore të vitit të shkuar e mallra të blerë për këta muaj…nga arka e shtetit në më pak se tre javë kanë dalë 96.7 miliardë lekë, me kursin aktual të k. gati 1 miliardë euro në më pak se tre javë.

Qeveria “hap” thesin, në tri javët e para të janarit

“Ato që mendoj se janë specifika që kanë ndodhur në këtë periudhë janë politikat e rritjes së pagave të cilat detyrimisht japin një detyrim shtesë në buxhetet e institucioneve përkatëse. Ato projektet të mëdha infrastrukturore të cilat kanë mbetur pa u shlyer gjatë vitit 2024 e që shlyhen menjëherë tani”, thotë për A2 CNN Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se deri më 20 janar kanë dalë nga arka e shtetit 35.4 miliardë lekë apo 37 për qind më tepër para se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Qeveria “hap” thesin, në tri javët e para të janarit

“Nga ana tjetër, edhe politikat e ndryshme subvencionuese, të cilat shpesh janë në kuadër të qëllimeve elektorale e cila e ka konsumuar vet-veten tashmë, natyrisht që ka shtuar dhe ka çuar shpenzimet në këto nivele”, thotë Gjokutaj.

Për pagat, pensionet, ndërtuar rrugë, shkolla e ujësjellës, menaxhuar mbetjet apo për t’u mbrojtur nga zjarret e përmbytjet për këtë vit planifikuar është një buxhet prej  më shumë se 822 miliardë lekë. Ai është mbi 51 miliardë lekë apo 6.6 për qind se sa buxheti i vitit 2024 dhe 87 për qind më i madh se në vitin 2014. Por, me gjithë se më i madhi në histori, ai mund të harxhohet shpejt nëse ecet me këto ritme.

Qeveria “hap” thesin, në tri javët e para të janarit

“Është një konstatim që bazohet mbi ato tregues që tashmë ekonomia po i reflekton. Po ka një lodhje të ekonomisë që po vjen si pasojë e shpenzimeve të cilat nuk p[o përkthehen në asete, por po mbesin si detyrime”, thotë Gjokutaj.

Ekonomia shqiptare po kalon ndoshta “ditët më të mira ndonjëherë”, por qeveria po kërkon të shtojë borxhet. Brenda marsit vendi pritet të dalë në tregjet e huaja për të marrë 600 milionë euro hua. Ministria e Financave ka nisur procedurat për një firme ligjore të specializuar në dhënien e konsulencës ligjore për emetimin e Eurobond-it./ a2

Next Post
Ndryshimet në kod, PD ‘kushtëzon’ votën pro: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja

Ndryshimet në kod, PD ‘kushtëzon’ votën pro: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In