• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Qeveria e Haradinajt do të kishte dy kryeqytete”

by A R
13/07/2017 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News tha se sipas Kushtetutës, është Ramush Haradinaj ai që duhet të përgatitet për të sajuar siç e tha ai qeverinë e re.

Sipas Kurtit, Haradinaj duhet të sigurojë edhe 10 votat e deputetëve serbë, 9 prej të cilëve janë të kontrolluar nga Beogradi.

Pjesë nga deklarata:

Kurti: Zgjedhjet në Kosovë ishin më interesante se këtu në Shqipëri. Në Shqipëri diskutohej më shumë për humbësit se sa kush do të fitojë. Ndërkaq në Kosovë ishte më ndryshe. Në çastet e fundit u krijuan koalicione, që unë mendoj se u krijuan nga paniku ndaj rritjes së Vetëvendosjes. PDK që ishte partia më e madhe përfundoi me 23 deputetë dhe kjo është pika më e ulët në histori. Këto zgjedhje na kanë bërë partinë më të madhe në Republikë.

Hila: Politika me gaz lotsjellës u shpërblye….

Kurti: Populli na dha të drejtë. Unë besoj se ka një faktor shtesë që e kemi dyfishuar votën tonë. Kjo është puna shumëvjeçare sistematike. Nuk kemi mbjellë tranguj që piqen për tre muaj, por ullinj. Fitorja jonë është e qytetarëve. Nga njëra anë qytetarët teksa kuptojnë të gjejnë pakënaqësinë e tyre gjejnë Vetëvendosjen. Politika i ka shumë borxhe popullit dhe na votuan ne.

Kushtetuta i jep të drejtën koalicionit, që do të thotë pas seancës konstituive do të ketë të drejtën zotëri Haradinaj të provojë të krijojë shumicën për të sajuar qeverinë e re.

Hila: Do t’ia dalë zt.Haradinaj?

Kurti: Nuk e di! Ata kanë 39 deputetë. Do të duhet të marrin edhe 10 deputetët e pakicave jo serbe, 10 deputetët e partive serbe, 9 prej të cilëve kontrollohen drejtpërdrejt nga Beogradi dhe të marrësh këta, do të thotë t’u japësh atyre. Nëse sigurojnë deputetët e pakicave ju nevojitet edhe dy të tjerë që ta bëjnë numrin.

Ajo qeveri do të ishte tejet e brishtë dhe do të kishte kryeqytet edhe Prishtinën edhe Beogradin. Bie fjala kemi ligjin për sigurimet. Duhet të pyetet lista serbe dhe më tutje duhet të pyetet Beogradi. Ne e kuptojmë që serbët duhet të jenë deputetë aty, mirëpo është absurde që në shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh të varesh nga deputetët e listës serbe.

Next Post
(VIDEO) Vlorë/ Sekuestrohen disa ton drogë në një super-operacion të policisë

(VIDEO) Vlorë/ Sekuestrohen disa ton drogë në një super-operacion të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

September 18, 2026
Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

September 18, 2026
GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

September 18, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

E zë gjumi në timon, makina përplaset me barrierat në Elbasan-Peqin. Plagosen një grua dhe një fëmijë

September 18, 2026
Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

September 18, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 19 Shtator 2026

September 18, 2026
Takimi sekret në Argjentinë, mediat uruguaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon!

Takimi sekret në Argjentinë, mediat uruguaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon!

September 18, 2026
Masakër në një shkollë në Filipine, të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur! Edhe autori 16-vjeçar mes viktimave, vrau veten

Masakër në një shkollë në Filipine, të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur! Edhe autori 16-vjeçar mes viktimave, vrau veten

September 18, 2026
Sllovakia, marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus/ Fico: Kemi afat deri të martën!

Kryeministri sllovak Fico: Nuk dua që Sllovakia të përfshihet në luftë për shkak të “Nenit 5” të NATO-s!

September 18, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com