• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

by A. Q
18/09/2026 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Klementin Mile e ka cilësuar si një “akt tronditës” vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin me një total prej 81 vitesh burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I ftuar në emisionin “News Line” të “ABC News”, Mile tha se vendimi përbën një lajm të keq për faktorin shqiptar.

Sipas analistit, në këtë proces kanë ndikuar faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa ai e cilësoi të rëndë masën e dënimeve të dhëna ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Megjithatë, ai theksoi se beteja ligjore për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të konsiderohet e përfunduar, por shtoi se aktualisht ka nevojë për një lobim të fortë, me qëllim ndryshimin e gjërave në Apel.

Mile kërkoi bashkëpunim më të madh mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një angazhim të përbashkët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai u ndal edhe te nevoja për një angazhim politik dhe diplomatik për ndryshimin e vendimit, duke kërkuar një koordinim më të madh mes aktorëve politikë në Kosovë  në Kosovë, por dhe një bashkëpunim mes Shqipërinë.

“Duan të bëjnë politikë përmes një tribunali drejtësie. Nuk kishte gjë të papritur deri këtu, por vitet e dënimeve më kanë tronditur, sepse është lajm i keq për të gjithë kombin shqiptar. Për të ardhur në këtë ditë kanë punuar faktorë brenda dhe jashtë Kosovës.

Janë dënuar shumë ashpër, madje më shumë sesa serbët. Deri në këtë fazë ne kemi dështuar. Kjo nuk do të thotë se ka përfunduar beteja. Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë pro UÇK-së.

Fati juridik i katër komandantëve sigurisht që na dhemb, por përtej kësaj duhet një lobim i fuqishëm për ndryshimin e vendimit për ish-krerët e UÇK. Unë pres që të ketë rakordim me faktorin politik në Kosovë. Së pari, brenda Kosovës. Duhet unifikim të faktorit politik brenda Kosovës, pastaj bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës”, theksoi ai.

Next Post
Sllovakia, marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus/ Fico: Kemi afat deri të martën!

Kryeministri sllovak Fico: Nuk dua që Sllovakia të përfshihet në luftë për shkak të "Nenit 5" të NATO-s!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com