• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

by A R
18/09/2026 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, pavarësisht vendimit të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi i avokatëve ndërkombëtarë të Erion Veliajt.

Në deklaratën e shpërndarë nga studioja ligjore amerikane Kasowitz, theksohet se vendimi i Gjykatës së Lartë vë në provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi praktike.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është kafkian dhe ngre një pyetje të fortë: a ka ndonjë kuptim kontrolli kushtetues në Shqipëri, nëse mangësitë kushtetuese të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese, gjykata më e lartë në vend nuk korrigjohen nga gjykatat më të ulëta?”, thuhet në reagim.

Kasowitz thekson se Veliaj ka kaluar tashmë më shumë se 19 muaj në paraburgim, pa asnjë gjykim apo dënim dhe se të drejtat kushtetuese nuk mund të ekzistojnë vetëm në letër dhe kontrolli kushtetues nuk mund të shndërrohet në një ushtrim pa pasoja praktike.

Deklarata e plotë:

Gjykata e Lartë e Shqipërisë lë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi më 15 shtator që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mbetet në paraburgim, duke lënë në fuqi vendimin e 13 marsit 2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Vendimi pason një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë mbi paraburgimin e kryebashkiakut Veliaj dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë nuk kishte kryer shqyrtimin e kërkuar nga Kushtetuta për çështje të rëndësishme që lidhen me vazhdimin e paraburgimit të kryebashkiakut Veliaj, përfshirë proporcionalitetin e tij dhe pasojat kushtetuese të pengimit të kryebashkiakut të zgjedhur në mënyrë demokratike të Tiranës që të ushtrojë mandatin e besuar nga zgjedhësit e qytetit. Gjykata Kushtetuese ia ktheu çështjen Gjykatës së Lartë për shqyrtim të mëtejshëm.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 – më shumë se 19 muaj – dhe vazhdon të jetë kryebashkiaku i zgjedhur i Tiranës. Në një vendim të veçantë vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshme një përpjekje për ta shkarkuar nga detyra për shkak të mungesës së tij të pavullnetshme gjatë kohës që ndodhej në paraburgim.

Daniel J. Fetterman, partner në Kasowitz LLP dhe avokati kryesor ndërkombëtar i kryebashkiakut Veliaj, deklaroi:

“Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është kafkian dhe ngre një pyetje të fortë: a ka ndonjë kuptim kontrolli kushtetues në Shqipëri, nëse mangësitë kushtetuese të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese, gjykata më e lartë në vend, nuk korrigjohen nga gjykatat më të ulëta?

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë dhe e riktheu këtë çështje për shqyrtim, sepse nuk ishte kryer shqyrtimi thelbësor i kërkuar nga Kushtetuta lidhur me proporcionalitetin e paraburgimit të kryebashkiakut Veliaj, masat më pak kufizuese dhe pasojat e pengimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës që të ushtronte mandatin e dhënë nga qytetarët e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj ka kaluar tashmë më shumë se 19 muaj në paraburgim, pa asnjë gjykim apo dënim. Të drejtat kushtetuese nuk mund të ekzistojnë vetëm në letër dhe kontrolli kushtetues nuk mund të shndërrohet në një ushtrim pa pasoja praktike. Shteti i së drejtës nuk varet thjesht nga nxjerrja e vendimeve prej gjykatave kushtetuese, por edhe nga zbatimi kuptimplotë i këtyre vendimeve.

Prandaj, kjo çështje ngre një pikëpyetje institucionale shumë më të gjerë: nëse sistemi i drejtësisë në Shqipëri e respekton shtetin e së drejtës kur mbrojtjet kushtetuese kërkojnë një drejtim tjetër dhe nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë ndonjë kuptim praktik.

“Institucionet e Shqipërisë kanë ende mundësinë të dëshmojnë se garancitë kushtetuese janë të zbatueshme dhe jo thjesht aspirata. Ne do të vazhdojmë të ndjekim çdo rrugë ligjore në dispozicion të kryebashkiakut Veliaj dhe të këmbëngulim për një proces në përputhje me këto parime.”

Njoftimi publik i Gjykatës së Lartë, i datës 15 shtator, bën të ditur se Gjykata la në fuqi vendimin e 13 marsit 2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Njoftimi nuk përmban ende arsyetimin e plotë me shkrim të Gjykatës dhe thekson se vendimi i arsyetuar do t’u komunikohet palëve në përputhje me procedurat e Gjykatës.

Çështjet që lidhen me paraburgimin e kryebashkiakut Veliaj lindin në një kontekst më të gjerë procedural. Kasoëitz ka raportuar më parë se informacionet e bëra publike me urdhër gjykate tregonin se hetimi i SPAK-ut dukej se kishte nisur nga kallëzime anonime që u atribuoheshin “Nesti Agonit” dhe “Nasta Pëllumbit”, asnjëri prej të cilëve nuk rezultonte në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të Shqipërisë. Kryebashkiaku Veliaj ka paraqitur gjithashtu një kundërshtim të veçantë lidhur me faktin nëse prokurori kryesor Ols Dado i përmbushte kërkesat ligjore që rregullonin emërimin e tij. Këto çështje janë të ndara nga vendimi i Gjykatës së Lartë i datës 15 shtator mbi paraburgimin.

Next Post
Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com