• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Qeveria e 25 qershorit

by S M
27/08/2017 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nuk mund të pritej diçka tjetër. Do të vinte në pushtet një qeveri që do të pasqyronte atë që ndodhi në zgjedhjet e fundit dhe kjo ndodhi. Në parim kemi sot një kabinet qeverisës që pasqyron vullnetin dhe projektin që shqiptarët votuan dhe kjo rrëzon pjesën dërrmuese të ngritjes së supeve dhe rrudhjes së buzëve, me emrat e ministrave të rinj. Me fjalë të tjera, sot Edi Rama ka bërë qeverinë që zbërthen në thelb filozofinë e tij elektorale: të gjithë pushtetin në duart e tij, si të vetmen mënyrë për të jetësuar idetë që ai ka në mend për rrugën ku do shkelë ky vend në katër vitet e ardhshme. Kush priste që Rama të bënte një qeveri të ndryshme nga kredot e tij të njohura, ka ushqyer iluzione të kota. Ose nuk ka dëgjuar asgjë nga fushata e fundit elektorale!

Shumëkush është marrë me emrat e ministrave të rinj këto dy muaj të pauzës absurde postzgjedhore. Hartoheshin lista të cilat rrëzoheshin brenda orës, me emra, grupe e klane që thuhej se vinin nga kulla verore e kryeministrit në Dhërmi. Një sport kombëtar pak a shumë qesharak dhe sigurisht aspak i saktë në parashikimet që sillte përditë në vathën e “kazanit mediatik”, siç ja ka për zemër Ramës ta quajë median. Të gjithë patën rastin të provojnë të dielën se ja futën kot, në një pjesë të mirë të kabinetit qeveritar. Të asaj pjese që përbën prurjet e reja në qeveri. Emra grash të panjohura, të cilave vështirë t’u gjesh (për momentin) edhe fotot ilustruese në internet, kur është fjala për të bërë lajmet që flasin për to. Ishte kjo pjesa më intriguese e kabinetit, të cilën Rama e ruajti me fanatizmin e atij që ja arrin ende të kënaqet me kureshtjen e pakompensuar dhe pse jo morboze të të tjerëve, për një gjë që ai ka në xhep.

Gjithçka sot është davaritur dhe emrat janë në gojët e të gjithëve. Rama ka bërë, ashtu si katër vjet më parë, shoun e rradhës me emrat e ministrave të rinj, duke u përkujdesur që të krijojë një efekt sa më të fortë surprize tek shqiptarët. E teksa jemi të sigurt për surprizën, shpresojmë që personat në fjalë të kenë diçka më shumë për të treguar, sesa të qenit “befasues” për veshët e miletit. Por kjo do të dojë kohë të dëshmohet.

Sa për pjesën “e vjetër” të qeverisë, ajo është sërish e gjitha aty, me avantazhet dhe minuset e saj. Xhafaj kthehet në një dikaster delikat si ministria e brendshme, pas një starti pozitiv që pastroi thuajse të gjitha qilaret e hashashit në Jug dhe Veri të vendit, Nikolla e Kumbaro marrin një “zgjatje” të kontratës së punës edhe për katër vjet, Gjiknuri mori nota promovuese publike nga Rama që në anunçimin si ministër, tashmë me kompentenca më të gjera se më parë, Ahmetajt i falet aventura e palumtur elektorale e Kavajës, kurse Klosit i ofrohet një ministri për fushatën zgjedhore në qarkun e Beratit. Ditmir Bushati mund të kalojë një natë të qetë, pas orëve të fundit të trazuara që kaloi, kur lexoi në gazeta dhe portale se nuk do të ishte më ministër i jashtëm. Ardhja e Majkos ndërkaq në kabinet i jep qeverisë një peshë dhe shije të së shkuarës socialiste. Një element gjithnjë e më defiçitar, e për pasojë i mirëpritur në qeverinë Rama 2.

Në këtë listë ministrash nuk bëjnë pjesë disa nga ata që katër vjet më parë mbanin poste kyçe në ekzekutiv. Mungesat e Tahirit dhe Beqes ishin të parashikueshme, pas peripecive të dy ish-ministrave gjatë muajve të fundit para 25 qershorit. As Kodheli nuk e sheh veten të përfshirë në formatin e ri qeveritar, bashkë me Taulant Ballën, i cili u përfol gjatë për një post në kabinet.

Siç shihet Edi Rama është përpjekur të shkartisë letrat në tryezën e kabinetit të ri, duke ruajtur të paprekur elementin bazë të fushatës së fundit zgjedhore: fituesi është ai dhe fituesi nuk kritikohet. Shoferit s’do ketë kush t’i flasë nga shtatori e tutje. Është pak por e sigurt!

Next Post
Mega-show në Tiranë, Shkëlzen Doli rikthehet me një projekt artistik

Një skenë gjigande për organizimin e “Shkëlzen Doli -Albanian Soul”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

March 12, 2026
Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

March 12, 2026
Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

March 12, 2026

Pse në betejën kundër Ballukut, opozita u braktis nga opozitarët?

March 12, 2026
Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

March 12, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

March 12, 2026
“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In