• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Qeveria e 25 qershorit

by S M
27/08/2017 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nuk mund të pritej diçka tjetër. Do të vinte në pushtet një qeveri që do të pasqyronte atë që ndodhi në zgjedhjet e fundit dhe kjo ndodhi. Në parim kemi sot një kabinet qeverisës që pasqyron vullnetin dhe projektin që shqiptarët votuan dhe kjo rrëzon pjesën dërrmuese të ngritjes së supeve dhe rrudhjes së buzëve, me emrat e ministrave të rinj. Me fjalë të tjera, sot Edi Rama ka bërë qeverinë që zbërthen në thelb filozofinë e tij elektorale: të gjithë pushtetin në duart e tij, si të vetmen mënyrë për të jetësuar idetë që ai ka në mend për rrugën ku do shkelë ky vend në katër vitet e ardhshme. Kush priste që Rama të bënte një qeveri të ndryshme nga kredot e tij të njohura, ka ushqyer iluzione të kota. Ose nuk ka dëgjuar asgjë nga fushata e fundit elektorale!

Shumëkush është marrë me emrat e ministrave të rinj këto dy muaj të pauzës absurde postzgjedhore. Hartoheshin lista të cilat rrëzoheshin brenda orës, me emra, grupe e klane që thuhej se vinin nga kulla verore e kryeministrit në Dhërmi. Një sport kombëtar pak a shumë qesharak dhe sigurisht aspak i saktë në parashikimet që sillte përditë në vathën e “kazanit mediatik”, siç ja ka për zemër Ramës ta quajë median. Të gjithë patën rastin të provojnë të dielën se ja futën kot, në një pjesë të mirë të kabinetit qeveritar. Të asaj pjese që përbën prurjet e reja në qeveri. Emra grash të panjohura, të cilave vështirë t’u gjesh (për momentin) edhe fotot ilustruese në internet, kur është fjala për të bërë lajmet që flasin për to. Ishte kjo pjesa më intriguese e kabinetit, të cilën Rama e ruajti me fanatizmin e atij që ja arrin ende të kënaqet me kureshtjen e pakompensuar dhe pse jo morboze të të tjerëve, për një gjë që ai ka në xhep.

Gjithçka sot është davaritur dhe emrat janë në gojët e të gjithëve. Rama ka bërë, ashtu si katër vjet më parë, shoun e rradhës me emrat e ministrave të rinj, duke u përkujdesur që të krijojë një efekt sa më të fortë surprize tek shqiptarët. E teksa jemi të sigurt për surprizën, shpresojmë që personat në fjalë të kenë diçka më shumë për të treguar, sesa të qenit “befasues” për veshët e miletit. Por kjo do të dojë kohë të dëshmohet.

Sa për pjesën “e vjetër” të qeverisë, ajo është sërish e gjitha aty, me avantazhet dhe minuset e saj. Xhafaj kthehet në një dikaster delikat si ministria e brendshme, pas një starti pozitiv që pastroi thuajse të gjitha qilaret e hashashit në Jug dhe Veri të vendit, Nikolla e Kumbaro marrin një “zgjatje” të kontratës së punës edhe për katër vjet, Gjiknuri mori nota promovuese publike nga Rama që në anunçimin si ministër, tashmë me kompentenca më të gjera se më parë, Ahmetajt i falet aventura e palumtur elektorale e Kavajës, kurse Klosit i ofrohet një ministri për fushatën zgjedhore në qarkun e Beratit. Ditmir Bushati mund të kalojë një natë të qetë, pas orëve të fundit të trazuara që kaloi, kur lexoi në gazeta dhe portale se nuk do të ishte më ministër i jashtëm. Ardhja e Majkos ndërkaq në kabinet i jep qeverisë një peshë dhe shije të së shkuarës socialiste. Një element gjithnjë e më defiçitar, e për pasojë i mirëpritur në qeverinë Rama 2.

Në këtë listë ministrash nuk bëjnë pjesë disa nga ata që katër vjet më parë mbanin poste kyçe në ekzekutiv. Mungesat e Tahirit dhe Beqes ishin të parashikueshme, pas peripecive të dy ish-ministrave gjatë muajve të fundit para 25 qershorit. As Kodheli nuk e sheh veten të përfshirë në formatin e ri qeveritar, bashkë me Taulant Ballën, i cili u përfol gjatë për një post në kabinet.

Siç shihet Edi Rama është përpjekur të shkartisë letrat në tryezën e kabinetit të ri, duke ruajtur të paprekur elementin bazë të fushatës së fundit zgjedhore: fituesi është ai dhe fituesi nuk kritikohet. Shoferit s’do ketë kush t’i flasë nga shtatori e tutje. Është pak por e sigurt!

Next Post
Mega-show në Tiranë, Shkëlzen Doli rikthehet me një projekt artistik

Një skenë gjigande për organizimin e “Shkëlzen Doli -Albanian Soul”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

October 9, 2026
Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

October 9, 2026
Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com