• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria dha 50 lekë/litër, shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen e subvencionit për naftën

by A R
14/05/2026 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të rëndojë kostot e operatorëve të transportit publik.

Për këtë arsye, Shoqata e Transportit Publik Qytetas i ka kërkuar qeverisë zgjatjen edhe me 3 muaj të skemës së subvencionimit të naftës, konkretisht për periudhën korrik-shtator 2026.

Më 13 maj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi se shoqatat e transportit publik do të subvencionohen me 50 lekë për litër naftë, masë që zbatohet nisur nga muaji mars, që përkon me krizën e hidrokarbureve.

Operatorët kërkojnë që kjo mbështetje të vijojë, duke argumentuar se çmimet e larta të karburantit po vështirësojnë përballimin e kostove dhe rrezikojnë normalitetin e shërbimit publik. Sipas tyre, vazhdimi i kompensimit është i domosdoshëm për të shmangur reduktimin e flotës dhe frekuencave të autobusëve, si dhe për të ruajtur përballueshmërinë e transportit për qytetarët.

“Në kushtet kur karburanti përbën një nga kostot kryesore të aktivitetit të transportit publik, vazhdimësia e çmimeve të larta ka sjellë rëndim të ndjeshëm të barrës ekonomike për subjektet transportuese, duke vështirësuar përmbushjen e detyrimeve financiare dhe garantimin e vazhdimësisë normale të shërbimit publik ndaj qytetarëve.

Kështu, kërkojmë marrjen e masave për zgjatjen e afatit të kompensimit financiar në masën 50 lekë/litër karburant edhe për periudhën korrik-shtator 2026, duke vijuar me të njëjtat procedura, kritere dhe dokumentacion të përcaktuar në aktin normativ në fuqi.

Gjithashtu, vlerësojmë se vazhdimi i kësaj mase mbështetëse është i domosdoshëm për të garantuar vijimësinë dhe stabilitetin e shërbimit të transportit publik; shmangien e reduktimit të flotës dhe frekuencave të shërbimit; mbrojtjen e interesit qytetar dhe përballueshmërinë e transportit publik; ruajtjen e balancës financiare të operatorëve të licencuar të sektorit”, thuhet në shkresën e Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas.

Më herët, operatorët kanë paralajmëruar disa herë për vështirësitë financiare dhe madje pezulluan pjesërisht shërbimin në Tiranë dhe rrethe, duke reduktuar flotën deri në 60%.

Next Post
Bizneset shqiptare dhe sfida e rritjes së produktivitetit, ku qëndron problemi i vërtetë?

Bizneset shqiptare dhe sfida e rritjes së produktivitetit, ku qëndron problemi i vërtetë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com