• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria dërgon në parlament projektligjin e debatuar të pronave

by Ben Andoni
31/10/2015 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” hyri në procedurë parlamentare më 27 tetor pasi qe miratuar më herët nga qeveria. Siç ndodh zakonisht me vendime apo projektligje të debatuara, qeveria nuk e njoftoi miratimin e projektligjit në faqen e saj të internetit kryeministria.al.

Kompensimi financiar shtyhet në kohë

Ndryshe nga drafti i parë i projektligjit, i cili sanksiononte fond kompensimi në masën 5 miliardë lekë në vit për dhjetë vjet, projektligji i dorëzuar në kuvend i jep të drejtë qeverisë ta ndryshojë fondin sipas realitetit buxhetor nga viti në vit, me kusht që fondi i përgjithshëm të jetë 50 miliardë lekë për dhjetë vjet. (neni 11 i projektligjit). Një ndryshim i vogël, por që mund të bëjë diferencë të madhe. Qeveria aktuale mund të deklarojë në vite të caktuara vështirësi në dhënien e këtij fondi duke e shtyrë detyrimin për qeverinë apo qeveritë pasardhëse, efektivisht duke e pakësuar mundësinë e zbatimit të ligjit. Kompensimi financiar i përcaktuar në ligj është një detyrim i shtetit, i ngjashëm me detyrimin që mori përsipër me ligjin e vitit 2004, por nuk ka cilësitë e borxhit publik, d.m.th që qeveria ka të drejtë të mos e respektojë këtë detyrim pa ndonjë pasojë ligjore. Për më tepër, shmangia nga detyrimi i rregullt vjetor dhe përcaktimi i një shume të përgjithshme dhjetëvjeçare krijon mundësitë e mosrespektimit të këtij angazhimi ligjor, pasi në rast se qeveria nuk përcakton fond në buxhet apo e përcakton atë më të ulët, në vitet pasardhësve bëhet akoma më e vështirë që nga buxheti të nxirren para jo vetëm për këstin hipotetik vjetor prej 5 miliardë lekësh, por edhe për këstin e munguar nga viti paraardhës.

Projektligji i jep të drejtë qeverisë të kompensojë me çmime shumë më të ulëta se sa realiteti i tregut të gjitha pretendimet e regjistruara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që nga viti 1993 si dhe krijon kushtet për të pranuar kërkesa të mëtejshme.

Çmimet e përcaktuara për kompensimin e pronave truall të shtetëzuara në qytetin e Tiranës. Një pjesë jo e vogël e këtyre tokave do të kompensohen me çmimin e tokës bujqësore.
Projektligji thotë se çmimet me të cilat do të vlerësohet kompensimi i një prone do të jetë ai i përcaktuar me vendim të qeverisë të njohur si “harta e vlerës”. Harta është një çmim i hamendësuar që qeveria ka përcaktuar për çdo kategori toke në të gjithë vendin dhe që përgjatë viteve të fundit ka ardhur vazhdimisht në rënie. P.sh, zona kadastrale 8360, e cila gjendet në qendër të Tiranës, sipas vendimit të qeverisë për “hartën e vlerës” ka çmimin referencë prej 57 mijë lekësh për metër katrorë. (407 euro), ndërsa e njëjta tokë qe vlerësuar me çmimin 90 mijë lekë disa vite më parë. Sipas vlerësimeve të qeverisë, çmimet e tokës truall jashtë Tiranës, janë në nivele qesharake. Psh, në qytetin e Sarandës, toka në breg të detit ka çmimin 10 mijë lekë për metër katror, ndërsa në qytetin e Durrësit, e ka çmimin e kompensimit 11 mijë lekë.

Kompensim me çmim fshati

Projektligji i propozuar në kuvend, njësoj si drafti fillestar, sanksionon që toka për kompensim do të trajtohet me atë status ligjor që ka pasur në kohën e sekuestrimit pa shpërblim nga shteti. Kjo do të thotë se toka përreth qyteteve të mëdha, do të kompensohet me çmimin e tokës bujqësore ose të tokës kullotë apo pyll, pavarësisht se mund të jetë shfrytëzuar prej dekadash si tokë urbane.

Psh, zonat e reja urbane përreth Tiranës që rezultonin fshat në kohën pas Luftës së Dytë Botërore, e kanë çmimin e kompensimit 1 mijë deri në 2 mijë lekë për metër katror nëse kanë qenë tokë bujqësore dhe 85 lekë për metër katrorë nëse kanë qenë tokë pyll.

Në Shqipëri, përgjatë viteve të komunizmit, sipërfaqja e qyteteve është zgjeruar me gati dy herë si pasojë e rritjes së normës së urbanizimit të vendit nga 21 për qind në vitin 1945 në 35 për qind në vitin 1990. Por sipas projektligjit, e gjithë toka ish-rurale e përdorur për ndërtim qytetesh, do të kompensohet si tokë rurale edhe sot.

Referëncë për kompensim financiar, ankand për kompensim fizik

Sipas projektligjit, qeveria do të financojë kompensimin, përveç fondit nga buxheti i shtetit, edhe me tokë publike. Kjo do të thotë se pronarët që kanë vendim kompensimi, mundet të marrin pjesë në ankande për shitjen e pronave publike duke paguar me titujt e kompensimit. Kjo është një skemë që mund të krijojë një treg sekondar për titujt e pronave për kompensim. Çmimi fillestar i ankandit do të jetë ai i përcaktuar nga vlerësimi në bazë të këtij ligji.

Projektligji për kompensimin e pronave iu detyrua qeverisë shqiptare nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila ka marrë një seri vendimesh kundër Shqipërisë për moszbatim të ligjeve të kthimit dhe kompensimit të pronave. Raporti i vitit 2014 i Gjykatës së Strasburgut tregon se 366 çështje kundër Shqipërisë janë të depozituara aty në pritje të një vendimi. Në rast se Shqipëria nuk ndërmerr hapa konkretë për zgjidhjen e problemit të kompensimit, atëherë Gjykata kërcënon se do të pranojë kërkesat e ish-pronarëve në tërësi, duke i ngarkuar shtetit shqiptar një faturë prej qindramilionë eurosh, gjë që mund të sjellë efektivisht falimentimin e shtetit.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse projektligji i ri i qeverisë do të pranohet apo jo nga gjykata e Strazburgut si një alternativë e vlefshme për të zgjidhur problemin.

Sokol Puto, ish-avokat i shtetit shqiptar në Strasburg, që aktualisht përfaqëson anën tjetër të barrikadës i tha BIRN më herët këtë vit, se çështja është më e komplikuar nga sa pretendon qeveria shqiptare.

“Nuk e di se sa mirëkuptuese do të jetë gjykata, pasi ligji i ri ofron elementë komplet të ndryshëm nga ai i mëparshmi dhe shkon në disfavor të pronarëve,” i tha Puto BIRN.

“Argumenti i qeverisë shqiptare lejon që ligji të ketë fuqi prapavepruese dhe kjo nuk është një praktike e pëlqyer nga Gjykata e Strasburgut,” shtoi ai. BIRN/

Next Post

U largua “UÇK” në Suhadoll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar

Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar

July 2, 2026
Mbahet seanca plenare, PD mungon në sallë! Replika mes Bidos e Muçit: Je viktimizuar se ke kombësi greke…

Mbahet seanca plenare, PD mungon në sallë! Replika mes Bidos e Muçit: Je viktimizuar se ke kombësi greke…

July 2, 2026
Rritet bilanci i tërmeteve në Venezuelë, mbi 2200 viktima dhe mbi 11 mijë të plagosur, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Rritet bilanci i tërmeteve në Venezuelë, mbi 2200 viktima dhe mbi 11 mijë të plagosur, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

July 2, 2026
‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?

‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?

July 2, 2026
Tensione para Kuvendit, Lapaj kërkon t’i bashkohet tubimit, protestuesit: Largohu nga këtu!

Tensione para Kuvendit, Lapaj kërkon t’i bashkohet tubimit, protestuesit: Largohu nga këtu!

July 2, 2026
Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD

Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD

July 2, 2026
Shqipëria, e dyta në Europë për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në raport me konsumin

Shqipëria, e dyta në Europë për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në raport me konsumin

July 2, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD tërhiqet nga seanca e sotme: Nuk shkojmë në një Parlament të rrethuar me polici!

July 2, 2026

Deti i tërë mes së thënës e së bërës…

July 2, 2026
Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In