• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qetësi e brishtë në Ballkan

by Artur Ajazi
02/03/2025 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Përtej asaj që sot mbarë bota po diskuton mbi problemet etnike në vende të ndryshme të kontinentit, një tjetër shqetësim ndoshta që kalon në heshtje me besimin që do të ketë zgjidhje, është edhe në krahun jugperëndimor të Europës, në Ballkan. Eshtë quajtur kështu nga turqishtja, që do të thotë “Vargmale të pyllëzuara në formë zinxhiri”, ashtu siç kanë qenë fatet e popujve të këtij rajoni të nxehtë. Historikisht Ballkani, është karakterizuar nga konflikte ndëretnike, ndërfetar , duke mos u përjashtuar edhe nga të tjera rajone veçanarisht në lindje. Pas Luftës së Dytë Botërore, u duk se, paqja në Ballkan u vendos, por vendet e këtij rajoni gjithmonë karakterizohen nga konflikte, ku në dallim nga vendet perëndimore, ende edhe sot ato vazhdojnë problematikat e tyre. Ballkani, si pasojë e konflikteve, vazhdon të jetojë në një gjendje të tensioni, pavarsisht se prej 25 vitesh, ai kontrollohet nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Qytetarët ballkanas, aktualisht ndjehen më të qetë, më të lirë, por sërish frika e konflikteve nuk është larguar. Duke mos u vetëpersekutuar, dhe duke qenë realistë, duhet të themi se padyshim edhe në Europën Perëndimore, ka patur rajone të ngjashme që kanë pasur probleme të mprehta dikur, por me bashkëpunim të ndërsjellë kanë arritur ti kalojnë ato. Luftërat si ato në Ballkan, kanë ndodhur edhe në Europën e qytetëruar, si në Gjermani, Francë, Norvegji, Suedi, Hollandë, etj në shekuj. Por prej tyre popujt duhet të mësojnë, të mësojnë nga gabimet e historisë dhe të mos i përsërisin ato.

Historia e vendeve të Europës që sot karakterizohet nga paqja, liria dhe zhvillimi, duhet të jenë një shembull për vendet e Ballkanit, si një formulë efikase. Edhe në Ballkan paqja e plotë, mund të arrihet përmes njohjes dhe respektit reciprok, angazhimit në dialog dhe bashkëpunim për të ardhmen dhe begatinë e popujve. Reagimi i qytetarëve të Ballkanit sot, është më ndërgjegjësues . Shpesh perëndimorët, kanë mbajtur një qëndrim të ftohtë prej padroni , gjë e cila ka sjellë edhe reagimin negativ të ballkanasve. Duke qasur një shembull të mirë, pra se si ne duhet të tejkalojmë dallimet ndëretnike, ndërfetare, për të arritur tek suksesi, kjo padyshim do të ishte eksperiencë e mirë. Konfliktet tek ne në Ballkan, kanë lënë gjurmë, të cilat nuk mund të fshihen lehtë. Duke u ndalur tek Kosova, shteti më i ri në Ballkan, qytetarët e saj kanë mbijetuar nga konfliktet më të përgjakshme të fundshekullit të kaluar. Natyrshëm që kosovarët po e shikojnë me rezerva angazhimin e Serbisë, e cila vazhdon të mbajë një qëndrim aspak miqësor ndaj shtetit të tyre të ri.

Ata ( pra kosovarët) e dinë dhe e pranojnë se bashkëpunimi me fqinjët e tyre veçanarisht me Serbinë është i nevojshëm , një bashkëpunim me kontribute të barabarta ku të gjithë do të përfitonin. Por nuk mund të pranohet situata kur njëra palë jep shumë kontribute, dhe pala tjetër vetëm kërkon të përfitojë, dhe krijon konflikte. Ky nuk është koncept i drejtë për çdo bashkëpunim dypalësh. Kosovarët e ndjejnë se vetëm ata janë të hapur ndaj bashkëpunimit , kurse serbët vetëm sa kanë penguar përpjekjet e tyre.

Ata mendojnë se në këtë drejtim bashkësia ndërkombëtare duhet të luajë një rol të vendosur, sidomos ndaj Serbisë. Shoqëria civile e Kosovës ka qenë aktive në përpjekje për një bashkëpunim por ato janë penguar nga vendimet politike dhe i ka bërë përpjekjet e tyre pothuajse të pakuptueshme. Roli i shoqërisë civile në vendosjen e bashkëpunimeve mes shteteve, është i rëndësishëm dhe duhet të përkrahet, dhe jo të injorohet dhe denigrohet. Vendet e Ballkanit janë deklaruar me kohë, se synojnë vendosjen e një sistemi demokratik të qeverisjes . Ky sistem demokratik i qeverisjes ofron platformë për debat, mendimin e lirë dhe zgjedhje të pakontestuara. Në sistemin demokratik qytetarët votojnë atë që u ofron një jetë më të mirë dhe zhvillim ekonomik .

Zhvillimi ekonomik ofron një argument të fortë se bashkëpunimi, pasi është përfituesi për gjithçka. Arritja e një zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet pa bashkëpunim, po ashtu edhe paqja, veçanarisht në Ballkan. Vendet e këtij rajoni, duhet ta kuptojnë këtë filozofi, dhe të arrijnë bashkëpunim, për ta parë njëri -tjetrin si një partner në arritjen e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët. Në Ballkan kanë një proverbë , “fqinjin nuk e zgjedh ndaj duhet ta pranosh”, dhe kjo vlen përjetësisht për vendet e këtij rajoni , si për Greqinë, Turqinë, Bullgarinë, dhe jo vetëm. Qetësia në Ballkan duket ende e brishtë, pavarsisht angazhimeve të NATO-s. shqipëria në 10 vitet e fundit, ka kontribute të mëdha në arritjen e balancave pozitive për paqen në Rajonin tonë. Edi Rama, ka sjellë mendësi të re në arritjen e kultivimin e koncepteve mbi paqen, dialogun, dhe bashkëpunimin mes vendeve ballkanike. Eshtë i vetmi kryeministër në Shqipëri, që ka arritur të ketë ndikimin e tij në NATO, aq sa në tryezat e përbashkëta të BE me Aleancën e Atlantikut Veriut.

“Edi Rama, është sot një garanci e shtuar e paqes dhe sigurisë në Ballkan”-ka thënë Gjeneral i NATO-s Cavoli në 2024 në Bruksel. Ballkani sot nuk ka nevojë për konflikte dhe trazira etnike, ndaj një qeverisje stabile në Shqipëri dhe Kosovë, është një domosdoshmëri absolute për lirinë dhe demokracinë e vendeve tona.

Next Post
Rama me emigrantët në Athinë: 120 kompanitë shqiptare ofrojnë pune dhe paga më të mira se në Greqi

Rama me emigrantët në Athinë: 120 kompanitë shqiptare ofrojnë pune dhe paga më të mira se në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit

Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit

July 28, 2026
Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

July 28, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Shkolla, larg tregut! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

July 28, 2026
Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

July 28, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Nga prezumimi te fermentimi

July 28, 2026
Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

July 28, 2026
E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

July 28, 2026
Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

July 28, 2026
Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In