• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me emigrantët në Athinë: 120 kompanitë shqiptare ofrojnë pune dhe paga më të mira se në Greqi

by A R
02/03/2025 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kemi ardhur me 120 kompani shqiptare nga Shqipëria për të sjellë në Athinë, Shqipërinë e punës dhe për t’ju treguar nga afër motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi që dje erdhën për të kërkuar një punë të ndershme dhe për të ngritur ekonominë e tyre familjare, që Shqipëria ka punë për ta”. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama në takimin me emigrantët në Athinë, pas vizitës në stendat e panairit shqiptar në kryeqytetin grek.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se 120 kompanitë që kanë shkuar sot në Athinë, ofrojnë vende pune dhe paga më të mira sesa pagat që fitohen në të njëjta vende pune në Greqi.

“Ky panair i parë në Athinë do të pasohet nga një panair i dytë në vjedhtë. Do vijmë përsëri dhe do të jemi këmbëngulës sepse të 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot, ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se sa pagat që fitohen në të njëjta vende pune këtu në Greqi. Sot të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet e kënetës, ku vazhdon zhurma e bretkosave që në Shqipëri 200 mijë lekë të vjetra, mund të shohin që në sektorin e turizmit dhe para se të hyja këtu po flisja më dikë që punon këtu sanitare në një hotel ku për 21 dhoma që kishte në përkujdesje merrte 580 euro në Shqipëri merr 950 euro”.

Duke folur për ndërtimin e kullave, hoteleve dhe resorteve Rama theksoi gjithashtu se në Shqipëri po ndërtohen vepra që në Greqi nuk i sheh, ndërsa foli për treg konkurrues në vendin tonë.

“Në Shqipëri po ndërtohen vepra që në Greqi nuk i sheh, flas për kullat, hotelet, resortet në bregdet të projektuara nga arkitektët më të mirë të botës dhe arkitektë që ndërtojnë dhe jashtë Shqipërisë dhe kanë nevojë për krah pune të mbikualifikuar. Në Shqipëri keni treg pune e sektorë konkurrues me Greqinë. Nuk ka pagë minimale nën 1500 euro në sektorin e teknologjisë, nuk ka pagë nën 1200 euro për shoferë dhe shoferë të mjeteve më të rënda paga shkon 2500 euro”.

Teksa shigjetoi opozitën, Rama tha ekonomia e Shqipërisë po bëhet edhe më konkurruese pavarësisht dezinformimit nga këneta mediatike siç e cilësoi ai.

“Dhe nga ana tjetër shqiptarët treguan shumë interes dhe deri tani janë lidhur edhe disa kontrata drejtpërdrejt në stendat e panairit. Është e vetmja rrugë për të çarë perden e rëndë e të zymtë të dezinformimit që përcillet nga këneta mediatike e Shqipërisë ku duket sikur Shqipëria ka vetëm lajme të këqija ndërkohë që Shqipëria punon, zhvillon dhe zgjeron ekonominë e saj, bëhet më konkurruese dhe më e mirë për ata që duan të jetojnë me punë. Nëse i referohemi pasqyrës së realitetit ekonomike social nuk ka asnjë dyshim që mundësitë për të bërë biznes janë rritur jo ulur”.

Next Post
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Rama me shqiptarët në Greqi, Berisha me Fredi Bejlerin në Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com