• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendra e muxhahedinëve në Babrru, qeveria miraton 1 miliard lekë për ndërtimin

by Aalison Pearse Stevens
21/02/2016 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar një fond prej rreth 1 miliard lekësh për ndërtimin e qendrës së re të azilkërkuesve në Babrru, duke faktuar ardhjen e 2000 muxhahedinëve në vendin tonë. Lajmi u bë zyrtar vetëm pas largimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.

Sipas dokumenteve që disponon gazeta Shqip, projekti i kësaj qendre është hartuar në muajin shtator të vitit të kaluar, duke ngjallur dyshime se qeveria e ka marrë vendimin për pritjen e muxhahedinëve që nga ajo kohë. Megjithatë, Ministria e Brendshme ka bërë tenderimin për ndërtimin e qendrës së azilkërkuesve vetëm para pak ditësh, duke vendosur edhe një fond.

Gazeta ka siguruar dokumentet e tenderit, projektin ku do të vendoset apo edhe mënyrën e funksionimit të kësaj godine, që të sigurojë kushtet e personave që do të strehohen në Shqipëri. Në këto dokumente, kontraktor punimesh, krahas Shqipërisë, është edhe UNHCR-ja, e cila në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka dhënë vlerësim maksimal për Shqipërinë për akomodimin e muxhahedinëve të strehuar në kampin e Lirisë.

Tenderi për ndërtimin

Pak ditë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme, më konkretisht Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara, ka njoftuar kryerjen e procedurës së prokurimit me procedurë të hapur. Objekti i këtij prokurimi ka qenë ndërtimi i godinës për azilkërkuesit me qendër në Babrru. Fondi limit i akorduar është 95 782 590 lekë të reja.

Mësohet se disa shoqëri kanë shprehur interes për ndërtimin e godinës, ndërsa mësohet se afati për përfundimin e punimeve është para 30 qershorit të këtij viti. Sipas dokumenteve, Qendra Kombëtare e Azilkërkuesve mendohet të ndërtohet në territorin ku aktualisht ndodhet qendra në Babrru. “Ky territor që aktualisht është pronë shtetërore dhe në administrim të Ministrisë së Brendshme, ndodhet në pjesën verilindore të qytetit të Tiranës.

Brenda këtij territori ndodhen disa ndërtime njëkatëshe me strukturë nuratura tulle dhe të mbuluara me çati me tjegulla vendi. Këto objekte aktualisht janë funksionale, por gjendja e tyre si nga pikëpamje strukturore, rifiniturat dhe rrjetet infrastrukturore është tejet e amortizuar dhe e papërshtatshme për funksionin e pritjes dhe akomodimit të personave azilkërkues”, është relacioni i ministrisë.

qendra1

Si do të jetë

Në dokumente thuhet se objekti respekton kushtet e parashikuara në rregulloren e Zhvillimit të Territorit, për sa u përket distancave nga kufiri i pronës dhe nga objektet ekzistuese ashtu dhe në lidhje me treguesit e tjerë urbanë. Sipërfaqja e territorit të vënë në dispozicion është 5.066 m2, ndërsa sipërfaqja e zënë me ndërtim, objekte ekzistuese, është 1.175 m2.

Ndërtimi i ri do të 322 m2, me katër kate. Kati përdhe ka një sipërfaqe ndërtimi 322 m2, ku hapësirën kryesore e zënë ambientet e përbashkëta. Këto ambiente janë hyrja kryesore e objektit, korridori, shkalla dhe ashensori. Më pas vijnë ambiente për administratorin e objektit, mensa dhe hapësira e gatimit, ambient për asistencën dhe ndihmën mjekësore, dhomë fjetje për PAK, ambiente teknike, lavanderi, magazinë dhe nyje sanitare.

Kati i parë, sipas projektit, nga këndvështrimi funksional është ndarë në dy zona. Zona juglindore përfshin ambiente rekreative, ambient për përdorimin e internetit, si dhe një ambient të dedikuar për fëmijët e moshave të vogla dhe nënat që i shoqërojnë. Në zonën veriperëndimore janë organizuar dhoma fjetje për katër persona.

Secila nga dhomat është e pajisur me nyje sanitare, me lavaman, dush dhe WC. Kati i dytë dhe i tretë janë destinuar për funksionin e akomodimit të azilkërkuesve. Organizimi funksional i këtyre kateve është linear përgjatë një korridori qendror nga ku aksesohen dhomat e fjetjes. Dhomat janë vendosur në mënyrë simetrike në të dy krahët e korridorit.

Secila dhomë është e pajisur me nyje sanitare. Dhomat e fjetjes kanë dritare që garantojnë normat për diellzimin, ndriçimin dhe ajrimin e tyre. Fasada do të jetë e thjeshtë, ndërsa është parashikuar veshja me sistem të tipit “acapotto”, e cila rrit në mënyrë të ndjeshme eficencën energjetike të objektit.

Nëpërmjet kësaj veshjeje bëhet i mundur evidentimi i qartë i volumeve të pastra të strukturës, theksimit të hyrjes elegante të objektit, si dhe me anë të përdorimit delikat të elementëve kromatikë përçohet ideja e një bashkekzistence paqësore ndërmjet personave që vijnë nga raca, kultura e besime të ndryshme.

Shqip

Next Post

Prokuroria Speciale: Jankullovska tentoi të ndikojë tek dëshmitarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”- Kryeministri Rama njofton portofolin e ri në Qeveri: Qëllim merita dhe performanca

“Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”- Kryeministri Rama njofton portofolin e ri në Qeveri: Qëllim merita dhe performanca

October 9, 2026
Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

October 9, 2026
“E kam nusen e vëllait”- Dhoma e Avokatisë ‘fal’ juristin që theu bojkotin për të mbrojtur nënën me fëmijën 4 muajshe!

“E kam nusen e vëllait”- Dhoma e Avokatisë ‘fal’ juristin që theu bojkotin për të mbrojtur nënën me fëmijën 4 muajshe!

October 9, 2026
Vaksina e personalizuar kundër kancerit jep rezultate pozitive në “Fazën 3” -

Alarm për virozat dhe gripin! Nis aplikimi i vaksinës, 280 mijë doza për të shmangur komplikacionet

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

PS kërkon përjashtimin për sulmin në Parlament, reagon Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjeni 4 vjet! Frikën e Ramës nuk keni për ta zhdukur dot!

October 9, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel-Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel-Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

Skandali në Premier League, tekniku Maresca mbron Manchester City pas dënimit: Kam besim te klubi im, nuk është “Calciopoli”

October 9, 2026
“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!

October 9, 2026
Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

October 9, 2026
“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com