• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qendër shëndetësore te ‘Komuna e Parisit’, Beqaj: Mbulimin universal po e shoqërojmë me Akses Universal

by
19/06/2015 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeqytetit i shtohet një tjetër qendër e re shëndetësore e kujdesit shëndetësor Parësor. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përuroi sot pikën e re të Qendrës Shëndetësore nr. 8/4, në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.

“Vijojmë me shtrirjen e prezencës së shërbimit shëndetësor Parësor në Tiranë. E gjithë kjo zonë që ka rreth 10 mijë banorë, nuk do të duhen të shkojnë në pikën e Tiranës së Re, por do ta marrin gradualisht shërbimin shëndetësor këtu. Pra, ofrojmë Mbulimin Universal me kontrollin shëndetësor bazë pa pagesë (40-65 vjeç), por po përpiqemi ta shoqërojmë me Aksesin Universal, në mënyrë që distancat gjeografike të mos kthehen në pengesë apo pamundësi për të marrë shërbimin shëndetësor”, tha ministri Beqaj.

Kjo pikë e re shëndetësore në zonën e ‘Komunës së Parisit’ përfshin shërbimin e kujdesit Parësor si dhe kabinetin e Check-Up. Ministri Beqaj u angazhua se brenda muajve të verës do të ofrohet edhe shërbimi i Pediatrisë për shkak të nevojës së kësaj zone mjaft të populluar.

“Ne jemi të angazhuar për të reformuar radikalisht, sidomos shërbimin e kujdesit Parësor. Këtë e bëjmë në rradhë të parë me Programin e Kontrollit Mjekësor Bazë pa pagesë, por edhe me disa ndërhyrje që kemi bërë për t’i lehtësuar sa më tepër mjekëve pjesën burokratike dhe për t’i dhënë më shumë mundësi për t’u marrë me mjekësi dhe për të qenë më shumë prezent pranë popullatës së tyre,” u shpreh ministri i Shëndetësisë”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me shtrirjen e përurimeve të qendrave shëndetësore edhe në zona të tjera, përveç kryeqytetit, si dhe në shërbimin spitalor, Beqaj u përgjigj:

“Së pari, nëse e keni ndjekur, një qendër të ngjashme e kemi hapur në një zone periferike të qytetit të Shkodrës. Por ne besojmë se qeverisja vendore që do të dalë nga zgjedhjet e 21 Qershorit, do të ketë edhe më shumë kompetenca lidhur me shëndetësinë, dhe sidomos, me kujdesin shëndetësor Parësor me prezencën në territor të qendrave shëndetësore. Ne trashëgojmë një hartë të qendrave shëndetësore prej 25 vjetësh,”- vazhdoi më tej kreu i shëndetësisë, duke theksuar se, “ndërkohë që ka lëvizje migratore të brendshme shumë të ndjeshme këto 25 vite, por gjithashtu, ka edhe ndryshim të epidemiologjisë, kështu që do të duhet të përshtatemi në territor shumë më pranë njerëzve edhe me mjekë specialistë të sëmundjeve që janë zhvilluar më shumë këto kohë. Padyshim që investime të rëndësishme janë bërë edhe në shërbimin spitalor, sikurse janë disa financime të rëndësishme që dy muajt e fundit janë bërë prezente, që shkojnë me dhjetra million dollarë,” tha Beqaj.

I pyetur në lidhje me ecurinë e Check-up (Kontrollit Mjekësor Bazë), ministri i  Shëndetësisë u përgjigj: “Nga të dhënat që na vijnë nga qendrat shëndetësore, fluksi është i kënaqshëm, por padyshim që për të patur një shpërndarje normale të ngarkesës së punës, duke patur parasysh se ai kontroll mund të bëhet në orët e paradites (sepse atëherë mund të ketë vlerë gjaku i marrë për analiza), në qytete ecet në këtë mënyrë dhe ka interes kudo ku funksionon Check-Up, ndërsa në zonat e largëta malore kemi filluar prej disa javësh të punojmë me Njësitë Mobile. Fluksi është i kënaqshëm”.

Next Post

E rrallë/ Dhurata që Paul Walker i bëri çiftit duke i ndryshuar jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia sulmon Ukrainën me 400 dronë brenda 8 orëve

Rusia sulmon Ukrainën me 400 dronë brenda 8 orëve

May 1, 2026
Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, dyshohet për një të vdekur

Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, dyshohet për një të vdekur

May 1, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i biletave të fluturimeve

Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i biletave të fluturimeve

May 1, 2026
“Përplasja e titanëve”, si transporti detar po bëhet fushëbeteja e re globale

“Përplasja e titanëve”, si transporti detar po bëhet fushëbeteja e re globale

May 1, 2026
Trump refuzon të veshë jelekun antiplumb për daljet publike: Dukem 10 kg më i shëndoshë

Trump refuzon të veshë jelekun antiplumb për daljet publike: Dukem 10 kg më i shëndoshë

May 1, 2026
Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji: Partia nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj!

Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji: Partia nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj!

May 1, 2026
I vetmi në garë për kreun e PD, Tritan Shehu: Unë do votoj Sali Berishën, shpresoj ta votojnë të gjithë

I vetmi në garë për kreun e PD, Tritan Shehu: Unë do votoj Sali Berishën, shpresoj ta votojnë të gjithë

May 1, 2026
Trump paralajmëroi tërheqje të trupave nga Spanja, Madridi: Nuk pranojmë mësime!

Trump paralajmëroi tërheqje të trupave nga Spanja, Madridi: Nuk pranojmë mësime!

May 1, 2026
Irani sfidon shifrat zyrtare të Pentagonit: Gënjejnë! Lufta i kushtoi SHBA-së 100 miliardë dollarë

Irani sfidon shifrat zyrtare të Pentagonit: Gënjejnë! Lufta i kushtoi SHBA-së 100 miliardë dollarë

May 1, 2026
Irani i paraqet një propozim të ri SHBA përmes Pakistanit për t’i dhënë fund luftës

Irani i paraqet një propozim të ri SHBA përmes Pakistanit për t’i dhënë fund luftës

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In