• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendër e re Shëndetësore për 6 mijë banorët e Gradishtës në Divjakë

by Java News
26/11/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot, afro 6 mijë banorë të Gradishtës në Bashkinë e Divjakës do të mund të marrin shërbimin shëndetësor Parësor pranë zonës së tyre të banimit. Në saj të bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë, Shoqatës “GjysmëHëna e Kuqe” dhe Bashkisë së Divjakës u bë i mundur ndërtimi i një Qendre Shëndetësore bashkëkohore dhe moderne. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të qendrës ishin Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, Drejtori i shoqatës “GjsmëHëna e Kuqe”, Hamad Ben Abdennabi, si dhe banorë të zonës.

Në fjalën e tij, Ministri Beqaj u shpreh se për banorët e Gradishtës kjo është një ditë e shënuar duke theksuar se sa më pranë të vijmë tek qytetarët me infrastrukturë, aq më mirë arrijmë t’ju shërbejmë atyre. “Është një ndihmë për komunitetin, na mundëson neve t’ju shërbejmë më mirë, i mundëson mjekët dhe infermierët të mund të shprehin më të mirën e tyre, dhe unë besoj, se gjithë reformat e ndërmarra këto tre vjet, që sigurisht kanë patur kostot e tyre, ka ardhur momenti që qytetarët ti prekin rezultatet, dhe unë besoj se edhe ajo çfarë qeveria vendosi që të shpërblejë më mirë financiarisht mjekët dhe infermierët vitin e ardhshëm, është edhe një shenjë mirënjohje jo vetëm punën që bëjnë, por edhe për mbështetjen që i kanë dhënë reformave”, u shpreh kreu i shëndetësisë.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, shprehu vlerësime për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore të cilën e cilësoi moderne dhe të plotësuar me të gjitha pajisjet e nevojshme. Ndërsa drejtori i Shoqatës “GjysmëHëna e Kuqe” falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bashkinë Divjakë për bashkëpunimin e treguar për ndërtimin e kësaj Qendreje Shëndetësore, teksa shtoi se organizata që ai drejton do të vijojë të mbështesë projekte të tilla edhe në të ardhmen.

Qendra Shëndetësore, e cila kushtoi rreth 45 milion lekë, është e pajisur me dhomat e konsultorit të nënës dhe fëmijës, e cila siguron mbulimin me vaksinim të afro 900 fëmijëve, si dhe vizitat e grave shtatzënë, duke u dhënë atyre ndihmën dhe informacionin e duhur. Gjithashtu, kjo Qendër Shëndetësore është e pajisur me dhomën e injeksioneve dhe ndihmës së parë e kompletuar me pajisjet e reja. Në shërbim të banorëve të kësaj zone do të jenë 2 mjekë dhe 7 infermierë.

 

Next Post
PRESIDENCIALET SHBA/ Vendoset për rinumërimin e votave

PRESIDENCIALET SHBA/ Vendoset për rinumërimin e votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In