• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendër e re për moshën e tretë në Palasë, Manastirliu: Do shërbejë edhe si shtëpi pushimi për të moshuarit

by Java News
15/08/2019 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapet për herë të parë një institucion i ri i përkujdesit social për të moshuarit, qendra komunitare për moshën e tretë në Palasë të Himarës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro vizituan qendrën e re, e cila do të shërbejë si qendër ditore komunitare por edhe si shtëpi pushimi për të moshuarit e vetmuar që janë në institucionet e kujdesit shoqëror në të gjithë vendin.

“Një godinë e rrënuar në Palasë, me investimin e Qeverisë është transformuar në një qendër komunitare model për moshën e tretë. Sot jemi këtu për ta hapur këtë qendër, që do t’ju shërbejë të moshuarve të vetmuar dhe të braktisur që jetojnë në institucionet tona të kujdesit social, të cilët do të mund të kalojnë pushimet e verës, por do të shërbejë edhe për komunitetin dhe grupet në nevojë, si qendër komunitare ditore”, tha ministrja Manastirliu gjatë hapjes së qendrës së re komunitare për moshën e tretë në Palasë.

Të moshuarit nga Shtëpia e Moshuarve Tiranë, janë të parët që po frekuentojnë qendrën e re të Palasës.

“Ky investim i qeverisë na shërben edhe si qendër komunitare për ata që kanë nevojë për shërbime, siç janë të moshuarit apo kategori të tjera sociale”, tha kryetar i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Qendra e re komunitare për moshën e tretë në Palasë është një investim i qeverisë shqiptare prej 82 milion lekë, që ka shndërruar një ambient të braktisur dhe të rrënuar prej vitesh, në një qendër komunitare moderne, me standarde bashkëkohore, që do t’i shërbeje të moshuarve të qendrave të kujdesit social në të gjithë vendin, por edhe grupeve të tjera sociale, si fëmijëve pa përkrahje, grave në nevojë etj.

Qendra e re ka kapacitet 37 shtretër, me 13 dhoma, me pajisje moderne, e ndërtuar me infrastrukturë bashkëkohore, bazuar në standardet e përkujdesit shoqëror për të moshuarit në institucionet publike dhe jopublike, ku i është dhënë rëndësi jo vetem ofrimit të shërbimeve bazë por edhe krijimit të mundësive për aktivitete rekreative.

Qendra ka bibliotekën, sallën e kinemasë, sallën e aktiviteteve, dhe disa ambinte të tjera të përbashkëta për të kaluar kohën e lirë të moshuarit që janë në qendrat rezidenciale publike.

g.kosovari

Next Post
Sadetin Erkoçeviq drejt pendimit! A do t’i tradhtojë Bajrët e Shkodrës ‘vrasësi me pagesë’?!

Sadetin Erkoçeviq drejt pendimit! A do t’i tradhtojë Bajrët e Shkodrës ‘vrasësi me pagesë’?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com