• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Qëllimi e justifikon mjetin, por jo gjithmonë!

by Ben Andoni
29/09/2020 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Teksa po afron koha e zgjedhjeve, në fakt, në metrikën tonë politike është gjithnjë fushatë, po fillojnë kalkulimet, artikulimet dhe po shpalosen të gjitha mjetet për të arritur një dhe një të vetmin qëllim: fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Fitorja e zgjedhjeve në Shqipëri do të thotë mirëqenie, pasuri dhe status për një pakicë dhe privilegj i pafund. Shpjegimi i mëtejshëm është i tepërt sepse përgjigjet i gjen te formularët e ILDKP, që e tregojnë hapur kamjen progresive viti pas viti të politikanëve.

Në ditët e fundit, në rrjetet sociale, kundërshtarët e Ramës janë hedhur me pathos fitore në aksion me imazhet e kryeministrit të dërrmuar, çehre-frikshëm, ngjashëm me ato personazhet horror, stampuar në paketat e cigareve për të mos iu qasur duhanit. Nga ana tjetër, Rama, sikur të mos ketë asnjë punë tjetër, bën një nderim të përditshëm të ndonjë personazhi të nderuar, paçka se një pjesë prej tyre në të gjallë as nuk e honepsnin. Kryetari i opozitës bën sqarime patetike të taksave, por që më shumë e penalizojnë, kurse stafet e PS-së e tallin në pikën e tij më të dobët: rehatinë.

Jo pak për të mos-keq-ardhur janë pjesa tjetër e politikës që anatemon gjithçka, prej situatës së tmerrshme me Covid-19 dhe deri në procedurat e ndarjes së detit me Greqinë. Paçka se nuk kemi ende grupet negociatore, në Shqipëri është bërë e qartë prej tyre se: Grekët do futen në ujërat tona  dhe na e hodhën paq. Pakkujt i bën përshtypje se Grekët dhe Turqit patrullojnë detin dhe ajrin tonë. Ah, këtu e kemi një justifikim: Jemi pjesë e NATO-s. Kuptohet se kjo është një histori tjetër.

“Qëllimi justifikon mjetin” është një nga proverbat më të njohura të Fjalorit Politik, që i është faturuar mësimeve të jashtëzakonshme të Makiavelit, i cili në këshillat për princat e kohës mundohej t’i zbriste me këmbët në tokë dhe t’i bënte të ishin racionalë, por aman jo të pangopur.

Në fakt, dilema përgjatë të gjithë kohërave ishte dhe mbetet etike. Në rastin e politikës shqiptare nuk është se ka rezultuar gjithnjë e saktë, pasi politikanëve tanë më shumë sesa morali i duhet rezultati i menjëhershëm. Dhe, rezultati përkthehet me pushtet dhe apriori në pasuri e status shoqëror. Nga ana tjetër, kur e mendon se në shoqërinë tonë prej disa vitesh nuk ka asnjë bazë nga ku fillon debati i vërtetë dhe se ku janë vijat e kuqe, duhet të themi se vlerat morale janë në fund. Etika s’ka asnjë vlerë, për sa kohë shpesh e pengon hapur qëllimin e drejtë. Për specialistët e komunikimit politik: Ka ardhur koha se: Etika duhet të përcaktohet dhe mbrohet me ligj. Çdo subjekt mund të bëjë gjithçka që ai ose ajo beson se është etike, porse nëse ajo e dëmton komunitetin e ka një përgjigje apriori: Mos! Do të mbahen mend gjatë anatemat e Metës dhe Ramës për njëri-tjetrin para zgjedhjeve të viteve më parë, por do të mjaftonte një sinjal dhe era e pushtetit që po kalonte në krahun tjetër e të dy socialistët, njëri rozë dhe tjetri mavi të bashkoheshin për të nisur një rrugëtim të përbashkët, pas një pauze dhe urrejtje gati patologjike. Opozita e para pak muajve më parë shkonte deri në artikulimet e kryetarit Basha për ta tërhequr zvarrë Ramën nga kryeministria, por me një kalkulim dhe një shenjë me sy (që i nxori jashtë kryetarët e vegjël) përfundoi me një qepalla dhe një bashkëdrejtim për disa muaj, që nuk solli asgjë.

Ndërkohë që në kohën tonë kemi një terminologji të tërë të teorisë dhe të mendimit politik se çfarë mund të bëhet pa përdorur kategorinë e mjeteve dhe qëllimeve jo të ndershme sa i përket instrumentalizimit të një rruge pushteti. Por kjo nuk bën fare përshtypje te ne. Rastet e shtuara të ‘paradokseve’, që vinë nga vendet e Vishegradit dhe qeverisjet e tyre, tregojnë se paradoksi konsiderohet tashmë normal në Evropë dhe më shumë në botë. Që me erën Trump, bota përligj gjithçka që quhet qëllim dhe interes grupimesh që e kanë pushtetin. Nuk ka rëndësi sesi vjen dhe cilët grupime të ngjisin aty. Në Shqipëri, Rama, me akrobacitë e tij politike institucionale po e vërteton më së miri dhe shumë qartë, se është i destinuar të bëjë çdo gjë për një mandat të tretë.

“Ne jemi ndoshta brezi i parë që jemi bërë tërësisht i vetëdijshëm për pasojat vrastare të pranishme  në një linjë mendimi që e detyron njeriun të pranojë se të gjitha mjetet, mjafton të jenë të efektshme janë të lejueshme dhe të përligjura për të ndjekur diçka të përcaktuar siç është qëllimi”, shkruante me dhimbje Hannah Arendt tek “Gjendja Njerëzore”, duke i hequr petkun e trashë me të cilën ishte veshur etika e deri atëhershme patetike e viteve ‘50.

Në fakt, po e njëjta autore, shton me të drejtë se nuk janë të mjaftueshme kushtëzimet e tilla si “jo të gjitha mjetet janë të lejueshme”. Mungesa e etikës dhe përbuzja ndaj kësaj kategorie kanë sjell këtë paradoks, i cili nuk vlerësohet prej askujt. Jo vetëm për faktin se për më shumë se 25 vite, zgjedhjet në Shqipëri manipulohen e blihen që në gjenezë, por se të vret shpirtërisht fakti se askush deri më sot nuk po vuan pasoja. Akuzat e zhurmshme për zgjedhjet e vitit 2017 u harruan, ashtu si do ndodhi edhe me zgjedhjet e vitit 2021, duke e kërkuar marrjen e votave me lloj-lloj presionesh, shenja të realiteteve të vërteta në vendin tonë.

Megjithëse, sot mëtohen pikëpamje të ndryshme në lidhje me kuptimin e shprehjes së Makiavellit, një gjë është e vërtetë për qytetërimin e sotëm: si qëllimet ashtu edhe mjetet duhet të jenë të mira, nëse do të krijosh një demokraci funksionale.

Të justifikosh qëllimet e disa politikanëve, ashtu si rrekesh pak kohë më parë të sqaronte “Dosjen e Dibrës” Rama dhe Gjiknuri, apo justifikimin e Berishës për ’97, bashkë me disa lloj mjetesh fleksibël, tipike për demokracinë shqiptare, jo rrallë të bën të kuptosh sesa e gabuar është në thelb te politikanët tanë konceptimi i demokracisë për qëllimin, e mjetet që nuk dëmtojnë.

 “Sepse të bësh një pohim për qëllimet  që nuk i përligjin  të gjitha mjetet është të flasësh me paradokse, mbasi përcaktimi i një qëllimi është saktësisht përgjigje e mjeteve; dhe paradokset janë gjithnjë treguese të ngatërresave, pasi nuk i zgjidhin ato dhe kështu s’ janë kurrë bindëse. Për sa kohë që besojmë se merremi me qëllimet dhe mjetet në sferën politike, s’do të jemi në gjendje të pengojmë askënd t’i përdorë të gjitha mjetet për të arritur qëllimet e identifikuara”, na vjen sërish në ndihmë, Hannah Arendt. Qëllimi e justifikon mjetin, por jo gjithmonë, kur brenda mungon etika. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Shkencëtarja shqiptare në SHBA flet për një skenar të frikshëm të COVID-19: Tregoni kujdes

Shkencëtarët në "luftë" me pandeminë, merr formë projekti europian për teste të shpejta për zbulimin e COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In