“Putini nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s”.
Kështu tha Presidenti i SHBA Donald Trump në Zyrën Ovale, duke shtuar se “Po flas me Putinin. E njoh shumë mirë”.
Steve Witkoff dhe Jared Kushner sollën me vete një “propozim për t’i dhënë fund luftës” midis Rusisë dhe Ukrainës, shtoi ai, duke kujtuar se ata tashmë kanë zgjidhur “tetë luftëra”.
Dy të dërguarit e presidentit do të vizitojnë së pari Rusinë, pastaj Ukrainën.










