• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Putin: ISIS financohet nga 40 shtete, mes tyre anëtarë të G-20

by A R
16/11/2015 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë samitit dyditor të G20-s që po mbahet në Antalia të Turqisë, ka bërë të ditur se ka ndarë disa të dhëna të shërbimeve sekrete mbi financimin e Shtetit Islamik me homologët e tij të 20 vendeve më të industrializuara të botës.

Dhe ajo që rezulton nga këto të dhëna është se, terroristët duket se janë duke u financuar nga 40 vende gjithsej, përfshi edhe disa shtete anëtare të G20-s.

Gjatë samitit, “kam ofruar shembuj bazuar mbi të dhënat tona mbi financimin e njësive të ndryshme të Shtetit Islamik nga individë të ndryshëm privatë. Këto parà, nga çfarë nga rezulton neve, vijnë nga 40 vende dhe, mes tyre ka edhe disa prej anëtarëve të G20-s”, ka thënë Putin për gazetarët, siç bën të ditur “RT”.

Putin ka bërë një thirrje për ndalimin urgjent të tregtisë së jashtëligjshme të naftës nga Shtetit Islamik, duke bllokuar në këtë mënyrë një burim të konsiderueshëm të ardhurash nga kjo kontrabandë.

“U kam treguar kolegëve të mi foto të marra nga hapësira dhe nga avionë, të cilat tregojnë qartësisht shkallën e tregtisë së paligjshme të naftës dhe nënprodukteve të tjera të saj”, tha kreu i Kremlinit. “Autokolona e mjeteve të transportit të karburantit shkon deri në disa dhjetëra kilometra, mjaftueshëm sa për t’u parë edhe nga një lartësi prej 4 apo 5 km”, shtoi Putin, duke e krahasuar autokolonën në fjalë me sistemet e ngritura prej vendeve të zhvilluara të transportit të naftës dhe gazit natyror.

Nuk është momenti i duhur për të përcaktuar se cili vend është më shumë apo më pak efektiv në betejën kundër Shtetit Islamik, pasi tashmë është më shumë se kurrë e nevojshme një unitet ndërkombëtar kundër këtij grupi terrorist, ka thënë më tej Putin.

Udhëheqësi rus ka përsëritur edhe njëherë gatishmërinë e Moskës për të mbështetur opozitën e armatosur në Siri, në përpjekjet e tyre për të luftuar Shtetin Islamik.

“Disa grupe të armatosura opozitare le ta konsiderojnë të mundshme nisjen e operacioneve aktive kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik me mbështetjen e Rusisë. Ne jemi gati të ofrojmë një ndihmë të tillë, qoftë edhe nga ajri. Nëse kjo do të ndodhë, do të përbënte një bazë të mirë për punën pasuese mbi një zgjidhje politike në Siri”, tha Putin. “Ne kemi me të vërtetë nevojë për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, kombet e Bashkimit Evropian, Arabia Saudite, Turqia dhe Irani”, tha në fund Putin./TCH

Next Post

Basha: Dora e Ramës gjendet vetëm në xhepat e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

October 27, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

October 27, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

October 27, 2026
“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

October 27, 2026
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

October 27, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

Gjoba dhe pezullime, Komisioni i Disiplinës jep sanksionet e radhës për klube e zyrtarë

October 27, 2026
Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

October 27, 2026
EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

October 27, 2026
“Macron, shkaktar për situatën në Francë”- Bejko: Fitorja e Le Pen ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE! Nëse rreziku shkon përtej Europës…

“Macron, shkaktar për situatën në Francë”- Bejko: Fitorja e Le Pen ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE! Nëse rreziku shkon përtej Europës…

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In