• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushtimi i parë dhe gjykata e tretë speciale

by Frrok Çupi
17/03/2021 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

A e kuptojmë vallë çfarë po bëjmë? Më saktë, a e kuptojmë çfarë po bëjnë?

Ka disa koincidenca, që i krijon vetë Universi, e na hapin sytë,  që të kuptojmë çfarë po bëjnë e çfarë po bëjmë…

Ja se si:

Dje, në 15 mars, në Gërdec u përplasën dy palë: Ndërsa nga fshati vinin në të zeza nënat dhe familjarët e 26 të vrarëve në vitin 2008, këtej nga rruga nacionale shkonte drejt fshatit një ekip politik për zgjedhjet e 25 prillit. Mediat online shkruan se edhe partia Republikane e Mehdiut kishte marrë rrugën për vota në Gërdec. Kryetari i Republikanëve atë ditë të llahtarshme, mars 2008, kishte qenë ministër i Mbrojtjes- përgjegjësi kryesor i shtetit për 26 viktima dhe për 300 e ca të plagosur. Po të mos ishte shkrumbuar jeta e 26 njerëzve brenda një sekonde, ministri nuk do të ishte kurrë më as ministër as deputet. Por meqë ata nuk janë, ky e këta janë. Universi i politikës së vendit vuri në balancën e djallit: O do të shuheshin njerëzit e pafajshëm dhe të rronte qeveria që i vrau, o do të rronin ata e të shuhej qeveria.

Kjo është përplasja më spektakolare e Drejtësisë me Padrejtësinë. Padrejtësinë tani e kemi herë si kotele, herë si mbretëreshë, herë si qen që ruan te dera. Gjatë viteve pas komunizmit, që iu vumë emrin më të pakuptueshëm ‘demokraci’, që atëherë janë ngritur dy gjykata Speciale; dhe, sa herë duan- shtrohet pushtimi. Në Nuremberg, pas Luftës së Dytë Botërore, gjyqi special nuk u ngrit kundër pushtimit të Gjermanisë, por kundër nazizmit gjerman pushtues. As në Sierra Leone, viti 2000, Gjykata Speciale nuk gjykonte pushtues. As në Srebrenicë, as në Kosovë- gjykata Speciale nuk gjykon pushtues. As në Tiranë, në vitin 1945, Gjykata Speciale nuk u ngrit kundër pushtuesve.

Po sot, këtu, mes nesh si miq të Gjermanisë, si kufitarë e vëllezër të Kosovës  dhe shumë larg nga Sierra Leone, çfarë është çfarë?

Gjykata e dytë Speciale:

Ngrehina e saj ka nisur në vitin 2015 dhe do të përfundojë në vitin 2022. Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe qeveria shqiptare- si punëtorët e saj, nuk e kanë quajtur kurrë me këtë emër Reformën në Drejtësi, por në fakt roli i saj do të jetë ‘Special’. Në gjyq nuk do të thërritet pushtuesi, por do të thërriten viktimat e Gjykatës së Parë Speciale. Ndoshta pohimi se do të thërriten ‘viktima‘ e gjykatës së parë’ mund të krijojë pak hutim; por është pikërisht kështu. Autorët e Gjyqit të Parë Special, 1993, guxuan. Ashtu siç guxuan partizanët çlirimtarë që të ndërtojnë diktaturën për shkak të guximit që u dha Gjyqi Special në kinema Republika. Në vitin 1993, qeveria e ardhur ‘nga mali’ thërriti militantë dhe familjarë e iu dha gradën ‘gjykatës e prokurorë’. Me ta bëri mashën për të burgosur kryetarin e opozitës, gazetarët, priftërinjtë, minoritarët, prokurorët dhe gjykatës. Sa kohë nuk kishin telefona celularë, prokurorët e Gjykatës së parë mbanin te koka e krevatit një bilbil; sa herë frynte bilbili nga kreu i shtetit, ata shtrinin dorën e arrestonin, ose mbulonin vrasje të tmerrshme, ose shantazhonin me bomba. Gjykata e parë Speciale e quajtur ‘e Plepave’ u bë garanci për padrejtësitë e mëdha me pronat, për korrupsionin shtetëror, për eliminimin e barazisë para ligjit…

Hartuesit e Gjyqit të Parë mund të quhen viktima të Gjykatës së parë Speciale. Ata po presin te dera e Gjykatës së Dytë. Reforma në Drejtësi po sjell Drejtësinë e Re, e cila dashur pa dashur, duhet të sillet si ‘Speciale’ për të vënë në vend drejtësinë e ‘speciale’.

Gjykata e Parë Speciale:

Në kronikat e kohës shkruhet: ‘Pjesëmarrësit në kurs janë trajtuar me ushqim dhe fjetje falas, ndërsa atyre që shkëputeshin nga puna u jepej paga. Kursi, bazuar në vendimin e qeverisë është bërë në Shtëpinë e Pushimit në Durrës’ dhe prandaj quhet Juridiku i Plepave. Në shkollë hynë 1216 militantë, që për 6 muaj dolën juristë dhe pushtuan Gjykatat. Pas 25 vjet kur nisi Reforma në Drejtësi, duken gjyqtarët e Plepave që i kanë vënë flakën Drejtësisë. Sipas statistikave nga numri i dosjeve në gjykata, afërsisht çdo shtetas ndodhet në tre konflikte gjyqësore. Prej 6 vjetësh, që nga viti 2015, Reforma në Drejtësi ka përdorur lavatriçet më të fuqishme të ‘zhavorrit’, por nuk ka mundur të lajë gjykatësit e vendit deri në pikën që të gjejë aq gjykatës ose prokurorë të pa ndotur prej Gjykatës së Parë. Gjykatësit e Parë mbrojtjen fajtorët e Gërdecit dhe akuzuan viktimat; mbrojtën qeverinë që sulmoi me armë kundër popullit në vitin 1997, autorët e vrasjes së Remzi Hoxhës, Kosta Trebickës, Shkëlqim e Halil Haklaj, etj. Gjykata e Parë Speciale u dha të drejtë liderëve që të lanin para, të mblidhnin para, të ndërtonin pallate, të përvetësonin toka…, mu në sy të vdekatarëve të tjerë…

Askush prej këtyre nuk ishte pushtues, përsëri si në Specialet e tjera.

Po pushtimi?

Pushtimin po e kërkojnë tani. Zgjedhjet politike të 25 prillit po i konsiderojnë ‘referendum’, ose pushtim. Në krye qëndron presidenti i Republikës- një viktimë e Gjykatës së Parë. Specialja e Parë e mori në qafë që nuk e dënoi që në atë krim ku u kap. Po të ishte dënuar atëherë, tani do të ishte i qetë në punë të tij. Por tani është i pushtuar nga mëkati më i madh. Ndërkohë ushtria e militantëve po bëjnë thirrje për ‘përmbysje’, për ‘të tërhequr zvarrë’ cilindo që del përpara, fillimisht kryeministrin…

Gjykata e Tretë Speciale mund t’i gjykojë për tentativë pushtimi.

Next Post
Rama thirrje publike Bashës: Frenohu! Kërkon fitore iluzionare duke shkelur masat anti-COVID

Rama thirrje publike Bashës: Frenohu! Kërkon fitore iluzionare duke shkelur masat anti-COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In