Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po i kalojnë pushimet e fundvitit në Lapland të Finladës, vendi i cili njihet si shtëpia zyrtare e Santa Claus.
Dyshja kanë publikuar foto në Instagram.
Ata kishin prenotuar një vilë, ndërsa jashtë vendi ishte i pushtuar nga dëbora.
Të gjithë, përfshirë Ronaldon, Georgina-n, ishin veshur njësoj me pizhame për natën e Krishtlindjes.
Për vizitë u erdhi edhe babagjyshi i festave, që u dhuroi fëmijëve të tyre dhurata.
“Pjesa më e rëndësishme e Krishtlindjeve”, shkroi Ronaldo në postimin e tij.
Më pas ata shijuan dritat magjike të aurora borealis.
Lapland njihet si shtëpia “zyrtare” e Santa Claus. Qyteti i Rovaniemit shpesh konsiderohet si fshati i Santa Claus, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota, veçanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve.