• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punonjëset e veta i kthente në ‘skllave seksi’, arrestohet biznesmeni

by
26/05/2022 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal seksual i pabesueshëm shpërtheu në Francë. Jacques Bouthier, CEO i “Assu2000” është burgosur që nga e shtuna, pasi është paditur për trafikim të qenieve të mitura njerëzore, përdhunim të të miturve dhe pjesëmarrje në një shoqatë kriminale me qëllim kryerjen e rrëmbimit. Pra, pjesë e një bande të organizuar. I vendosur në paraburgim, ai dha dorëheqjen nga mandati i tij si president, tha të martën grupi “Vilavi”.

Veprat për të cilat ai akuzohet ngjallin indinjatë. Pasditen e kësaj të hëne, RTL zbuloi veçanërisht dëshminë e një të reje 22-vjeçare, që bëri të mundur nisjen e hetimeve. Kjo e fundit tha se kishte pesë vite “rob”, e mbyllur në një nga banesat e “xhelatit” të saj, ku ishte përdhunuar disa herë. Gjithashtu, sipas informacioneve nga RTL, të paktën shtatë vajza të reja do të kishin përjetuar të njëjtin fat.

Kenza, emri i së cilës është ndryshuar, marokene me origjinë, tha për “Le Parisien” se ishte vetëm 16 vjeçe kur ra në kthetrat e Jacques Bouthier. Ajo nënvizoi se kur mbushi moshën 18 vjeçe, CEO i “Assu 2000” vendosi ta çonte në klube nate, ku do t’i kishte imponuar, prapëseprapë sipas shpjegimeve të së resë, orgji seksuale me grupe burrash të gatshëm për të paguar secili 100 euro.

Kur ish-CEO i “Assu2000” nuk e gjeti më të renë “sipas dëshirës së tij”, ai i kërkoi asaj t’i gjente një “zëvendësuese”. Ai ishte 75 vjeç atëherë. Një nxënëse 14-vjeçare me kombësi rumune e gjeti veten në dispozicion të shefit të madh përmes Kenza. Kur Jacques Bouthier përpiqej t’i merrte virgjërinë, gjë që vajza e re e refuzoi, Kenza e filmoi skenën pa dijeninë e biznesmenit. Që aty, ajo vendosi ta shantazhojë. Por CEO i “Assu2000” kërcënoi Kenza se do t’i jepte fund jetës së saj në një bordello në Gjermani.

E reja përfundimisht hoqi dorë dhe shkoi në stacionin e policies, në rrethin 19 të Parisit, për të treguar historinë e saj. Jacques Bouthier më pas u vu në përgjim. Më 17 maj, pas një hetimi të kryer prej dy muajsh, biznesmeni u arrestua në shtëpinë e tij në Charente-Maritime, së bashku me shoqëruesin personal.

Pesë persona të tjerë janë arrestuar, akuzuar dhe ndodhen nën hetim. Mes tyre, bashkëshortja e Jacques Bouthier. Hetimet po vazhdojnë dhe mund të çojnë në arrestime të tjera. Mbetet të shihet se sa “skllave seksi” keqtrajtoheshin nga Jacques Bouthier.

/e.d

Next Post
Zgjedhjet, PD premton: Votimi zgjat deri sa të përfundojë anëtari i fundit

Alibeaj dhe Grupi Parlamentar çojnë në Kuvend listën për 'Zgjedhoren', 'Territorialen' dhe Komisionin Hetimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Meloni kalon provën e zgjedhjeve të pjesshme kundër rivalit të ri të ekstremit të djathtë -

Meloni kalon provën e zgjedhjeve të pjesshme kundër rivalit të ri të ekstremit të djathtë –

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com