• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Puna vazhdon pavarësisht pandemisë”, Veliaj: Urbanizim dhe në zonat periferike, më shumë trotuare dhe korsi biçikletash për qytetarët

by Ardit Rada
06/05/2020 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për rehabilitimin e plotë të bllokut që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”, ku krahas ndërhyrjes në 10 akse rrugore, i jepet zgjidhje për herë të parë edhe derdhjes së ujërave të zeza. Veliaj tha se pavarësisht pandemisë dhe tërmetit, puna në kantieret e hapura nuk është ndërprerë.

“Teksa qyteti dhe shteti janë mobilizuar me menaxhimin e pandemisë apo me tërmetin, puna në kantiere ka vazhduar. Jo vetëm që kanë vazhduar, por po i mbyllim në kohë rekord. Kjo është muzikë për veshët e mi, pasi në qershor vjen vera dhe në këto rrugë nuk do të ketë më as pluhur, as ndotje, as derdhje të kanalet ujërave të zeza”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se është lajm i shkëlqyer fakti se urbanizimi po mbërrin me të njëjtën cilësi si në qendër, edhe në zonat kufitare.

“Është lajm i shkëlqyer fakti se urbanizimi ka mbërritur deri në zona kufitare si kilometri 29 në Krrabë, apo deri në zona ku Shën Gjergji apo Biza takohen me Klosin dhe Matin, e në zona ku lagjet e Ndroqit takohen me lagjet e para të fshatrave të Durrësit. Sot sjellim urbanizim të njëjtë, si në qendër të Tiranës, me ndriçim led, me kanalizime nëntokësore për të mos i çarë më rrugët, duke hequr kabinat dhe shtyllat. Kemi sjellë urbanizim edhe në pikën më të fundit të Tiranës, aty ku ndahemi me Bashkinë e Kamzës, trekëndëshi i fundit që kishte mbetur pa ndërhyrje”, deklaroi ai.

Veliaj ftoi banorët e zonës që të ruajnë investimet, në mënyrë që bashkia të ndërhyjë edhe në lagjet e tjera. “Duke e ruajtur, kemi mundësi që të investojmë edhe në lagje të tjera, në rrugica ku ende kemi shumë punë për të bërë. Dua t’i falenderoj banorët me gjithë zemër; ka qenë një nga projektet model, ku po të shikosh janë tërhequr pak avllitë sepse e kanë kuptuar që vërtet lenë një metër nga toka e tyre, por ai metër është siguri për fëmijët e tyre, që ecin në këto trotuare, shkojnë në shkolla dhe përdorin biçikletën”, nënvizoi ai.

Kreu i Bashkisë shtoi se qyteti do të ketë më shumë hapësira për trotuare, korsi të dedikuara për biçikleta dhe kënde lojërash. “Të bashkëpunojnë për trotuaret, për korsi biçikletash, sepse krijojnë një barrierë edhe mes këmbësorëve. Kemi menduar vetëm për 20% të popullsisë që ka makinë; duhet menduar gjithnjë e më shumë, ose të paktën në proporcion, edhe për 80% të tjerët, që s’kanë makinë dhe duan trotuare, korsi biçikletash, hapësira, për kënde lojërash e fusha për fëmijët”, tha Veliaj.

Teksa siguroi se bashkia do të vijojë punën për dezinfektimin e hapësirave publike, Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e institucioneve shtetërore për COVID-19. “I ftoj qytetarët që, edhe pse jemi në ditët e fundit të kësaj beteje, ajo s’ka mbaruar ende. Të respektojmë masat e qeverisë, të ruajmë distancat dhe minimumin e higjienës! Ne do të vijojmë edhe me dezinfektimin e rrugëve, siç bëjmë çdo ditë në pikë të mëngjesit, edhe të hapësirave vertikale, siç bëjmë me vaporizatorët pasdite, pasi hyn në fuqi gjendja e jashtëzakonshme. Megjithatë, higjiena personale është e pazëvendësueshme dhe mbi të gjitha projekte të tilla garantojnë higjienë”, u shpreh ai.

Zbatimi i projektit parashikon ndërhyrje thelbësore në sistemin rrugor dhe infrastrukturën nëntokësore, sipas standardeve dhe parametrave bashkëkohorë.

/e.rr

Next Post
Kanë nevojë për trajtim të specializuar, gruaja shtatzënë bashkë me djalin 2 vjeç nisen nga Fieri drejt Tiranës

Kanë nevojë për trajtim të specializuar, gruaja shtatzënë bashkë me djalin 2 vjeç nisen nga Fieri drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In