• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet disku i Ermonela Jahos me operën ‘Zaza’

by Aalison Pearse Stevens
10/06/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet në një kompaktdisk, Opera “Zaza” e Leoncavallo, me të cilën sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka mahnitur kritikën botërore me performancën e saj një vit më parë në Londër. Ka qenë një performancë brilante e Ermonela Jahos në rolin e Zazas, e ndjekur nga një tjetër artist i mrekullueshëm i kalibrit të saj,

Stephen Gaertner, në rolin e Cascartit e pastaj me interpretimin e Riccardo Massi në rolin e Milios, shkroi pas koncertit britanikja The Guardian, citon Koha.

Në përshkrimin që i është bërë operës “Zaza” nga “The Guardian”, thuhet se ajo është performuar për herë të parë në Milano në vitin 1900, dhe se është vepër më e mirë se opera “Pagliacci”, por kjo nuk është konsideruar e tillë nga kritika, sipas medieve britanike, të cilat i kanë bërë një supervlerësim sopranos shqiptare, duke shkruar se vetëm ajo mund t’ia japi vlerat Zaza-s.

“Në përgjithësi historia e kritikës së operës nuk është pajtuar me mendimin se është me e mirë se opera “Pagliacci” deri të premten mbrëma në koncertin e “Opera Rara”, shkroi “The Guardian” pas performancës së Ermonela Jahos në Londër”.

Kompaktdisku me operën e Leoncavallo-s është përgatitur nga Robert Hugill më 13 prill 2016. Ermonela Jaho interpreton rolin kryesor të Zazas e ndjekur nga zërat e këngëtarëve Patricia Bardon, Fflur Wyn, Kathryn Rudge, Riccardo Massi, Stephen Gaertner, David Stout, Simon Thorpe, Edward Goater, Christopher Turner, Robert Anthony Gardiner, Nicky Spence, Helen Neeves, Julia Ferri, Eleanor Minney, Rebecca Lodge dhe BBC Symphony Orchestra e “Opera Rara” e drejtuar nga Maurizo Benini.

Zaza e Leoncavallo-s u shfaq në 1900-n, kur Arturo Toscanini drejtonte Teatrin Lirik të Milanos. Leoncavallo kishte përfunduar Pagliacci-n (premierë 1892) si dhe La Boheme (premierë 1897).

Opera nuk mori të njëjtin vlerësim si Pagliacci në atë kohë, por megjithatë për regjisorët mbeti si një opera sfiduese në pritje të një interpretimi të duhur, të cilën e arriti mrekullisht sopranoja e ardhur nga Shqipëria e vogël Ermonela Jaho.

Interpretimi i saj është përcjellë me vlerësime nga më të larmishmet, ku shprehimisht shkruhet se Jaho i ka dhënë nga krijimtaria dhe intuita e saj një rikrijim rolit të Zaza-s.

“Roli i Zaza-s është i madh dhe ajo është në skenë për pothuajse gjatë gjithë operës .. Ermonela Jaho dha një performancë impresionuese, duke e bërë atë të jetë shumë më tepër se një shfaqje dhe dallohej për ruajtjen e karakterit të personazhit gjatë gjithë kohës.

Po, ajo çfarë këndoi nga muzika ishte Zaza se ne nuk e pamë ku ishte vet Jaho.

Performanca është e jashtëzakonshme, dhe nuk mund të urojmë për ndonjë gjë më shumë, shkruajnë ndër të tjera kritikët e operës, duke theksuar se “Ermonela Jaho me të vërtetë sjell një Zaza në jetë, ky është roli i cili kërkon një kombinim të vështirë të teknikës së fortë dhe brishtësisë së personazhit, por ashti si ajo tregoi me Suor Angelica në Covent Garden, nuk ka gjë që ajo nuk e arrin”. (b.an)

Next Post

Tahiri: Gjyqtari Aliaj la në arrest 2 oficerët me një vendim banal për qokë politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

October 29, 2026
Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

October 29, 2026
VIDEO / Xhubleta, frymëzim dhe krenari! Një etyd nga Tom Therçaj

VIDEO / Xhubleta, frymëzim dhe krenari! Një etyd nga Tom Therçaj

October 29, 2026
Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

October 29, 2026
Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

October 29, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

October 29, 2026
Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

October 29, 2026
Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

October 29, 2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In