• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohen letrat e dashurisë së sulltaneshës Hyrem për Sulejmanin e Madhërishëm

by Java News
17/02/2019 10:40
HURREM SULTAN

HURREM SULTAN

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Letrat e dashurisë, të zbuluara së fundmi, të dërguara sulltan Sulejmanit të Madhërishëm nga sulltanesha Hyrem, kanë hedhur dritë mbi historinë më të famshme të dashurisë së kësaj epoke, shkruan Anadolu Agency.

Letrat janë nxjerrë nga arkivat presidenciale, ndërsa arkivistët i kanë quajtur si një ndër shembujt më të mirë të poezisë dhe prozës turke të periudhës osmane, të shkruara në kohërat kur Sulejmani gjendej në fushë të betejës.

 

Sulejmani konsiderohet nga shumë historianë si sulltani më i suksesshëm osman.

Sundimi i tij nga viti 1520 deri më 1566 përfshiu fushata të guximshme ushtarake që zgjeruan perandorinë dhe zhvillimin në fushat e ligjit, letërsisë, artit dhe arkitekturës.

Megjithatë, për romantikët, ai është i njohur për historinë e tij të dashurisë me gruan e tij Hyrem. “Jam e humbur në këtë univers të krijuar nga Zoti ynë. Kam jetuar vitet e mia më të mira nën mbrojtjen tënde, si një margaritar në kutinë tuaj të xhevahirëve”, shkruante sulltanesha Hyrem.

“Unë gjej paqen vetëm pranë jush. Fjalët dhe boja janë të pamjaftueshme për të rrëfyer lumturinë dhe gëzimin tim kur unë gjendem afër jush”, shkruan Hyrem.

“Kujtimet e ditëve që kaluam së bashku, momentet që i kemi ndarë, mbushin zemrën e shërbëtores suaj”, vazhdon ajo.

“Ngushëllohem me këto kujtime në mungesën tuaj. Jam e ulët kur jeni larg. Askush nuk mund ta lehtësojë dhimbjen time”, shkruante ajo në vitin 1526.

Në njërën nga letrat, sulltanesha i dërgoi rrobat e saj të lagura me lot.

“Jeta ime, zotëria im, sulltani im i dashur, lutja ime e vetme për Allahun është ta shoh sërish fytyrën tënde të ndritur. Nuk ka më ndarje prej tani”. “Dua nga Zoti im që sulltani im, njeriu im i dashur, gjithmonë të jetë i lumtur në botë dhe në amshim”.

“Sulltani im… fshiu lotët e mi dhe më bëri të lumtur. Falë sulltanit tim, gjeta rrugën e duhur dhe fenë… Prandaj, mund të jem e lumtur pranë jush. Po ju dërgoj një nga rrobat e mia të lagura me lotët e mi… Ju lutem, visheni për mua”. Ajo e përfundon letrën me fjalët “nuk dua asgjë tjetër përveç lumturisë për ju në të dyja botët”. Sulltanesha Hyrem ishte një nga femrat më me ndikim në historinë osmane. Djali i saj, Selimi, trashëgoi fronin osman pas sulltan Sulejmanit. (Tema)

Next Post
Kosova/ Rama uron shtetin 11-vjeçar, Thaçi: Meritë e qytetarëve, falenderime miqve me në krye SHBA

Kosova/ Rama uron shtetin 11-vjeçar, Thaçi: Meritë e qytetarëve, falenderime miqve me në krye SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com