• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohen analizat për 98 plazhe, ja cilët janë të pastër apo të ndotur në Jon e Adriatik

by Java News
05/04/2017 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Agjencia e Mjedisit ka publikuar të dhënat zyrtare të analizave të ujit të kryera në 98 plazhe të vendit në vitin 2016. Në bazë të rezultateve, Agjencia ka klasifikuar me ngjyrën blu plazhet me cilësi shumë të mirë, me ngjyrë të gjelbër plazhet me cilësi të mirë, me të verdhë plazhet me cilësi të mjaftueshme dhe me të kuq plazhet ku cilësia e ujit ka rezultuar e keqe.

Të gjithë plazhet e bregut të Velipojës, Shëngjinit, Tales e deri në Gjirin e Lalzit rezultojnë me cilësi shumë të mirë ujërash. Në të kundërt të viteve të shkuar, cilësia e ujit në plazhet e Durrësit deri në Divjake është përmirësuar dukshëm për vitin 2016 dhe ka rezultuar e shkëlqyer.

Përjashtim bën plazhi i njohur si Kompleksi Xhardino, i cili edhe këtë vit është klasifikuar me cilësi të dobët të ujërave. Më pak cilësore rezultojnë plazhet e Vlorës. Plazhi i Marinës është etiketuar me të kuqe për shkak të cilësisë së keqe të ujërave. Pesë plazhe kanë rezultuar me cilësi të mirë, dhe 6 të tjerë me cilësi shumë të mirë.

Të gjithë plazhet e bregut të jugut, duke nisur nga Dhërmiu deri në Borsh kanë rezultuar me cilësi shumë të mirë ujërash. Shumë e mirë paraqitet cilësia e ujërave edhe në plazhet e Sarandës, me përjashtim të plazhit të njohur si Kanali i Cukës, i cili edhe këtë vit paraqet nivele të larta ndotjeje. /ma.me

Next Post
Nga ai lisi me vërë, do kalojnë që të tërë

Ngjela: Meta kërkon këto tre poste që opozita të dalë nga çadra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com