• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikimi i databazës së pagave, PD: Shteti një han pa porta, përgjegjësia bie dhe mbi SPAK

by A R
27/12/2021 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, nëpërmjet nënkryetarit Enkelejd Alibejaj, ka reaguar sërish sot lidhur me publikimin e databazës së pagave. Në një deklaratë nga slia blu, Alibeaj u shpreh se shteti është një hapë pa porta dhe tha se SPAK është përgjegjës për këtë situatë.

Sipas tij nëse SPAK do të hetonte me seriozitet dhe deri me fund skandalin me të dhënat personale të qytetarëve që Partia Socialiste përdori nëpërmjet patronazhistëve për zgjedhjet e 25 Prillit, nuk do të zbuloheshin këto të dhëna të tjera.

Deklarata e plotë:

Prej ditësh, të dhënat më të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë janë hedhur në Pazar dhe po kalojnë dorë më dorë, brenda dhe jashtë vendit, në atë që është faqja tjetër medaljes së skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve. Përballë kësaj rrokopuje të shtetit shqiptar, përballë pasigurisë dhe mosbesimit që nxit te qytetarët shndërrimi i shtetit në një han pa porta, për shkak të interesave politike të partisë shtet, Prokuroria ka për detyrë të bëjë transparencë mbi hetimet për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. 

Kjo është një ngjarje e rëndë dhe përtej sekretit hetimor, shqiptarët kane të drejtë të dinë se ç’po ndodh ndërkohë me këtë cenim të rëndë të të drejtave të tyre themelore, me pasoja të rënda për jetën private dhe profesionale të secilit prej të dëmtuarve. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë për këtë skandal të madh. Daljet butaforike dhe batutat e Edi Rames nuk mund të lënë në harresë faktin që të dhënat sensitive të mbi 630 mijë shqiptarëve janë sot në duart e bandave dhe kriminelëve.

Përgjegjësia bie dhe mbi SPAK, institucioni që duhet te kishte hetuar me seriozitet dhe deri me fund skandalin me të dhënat personale të qytetarëve që Partia Socialiste përdori nëpërmjet patronazhistëve për zgjedhjet e 25 prillit.  Vënia para përgjegjësisë e autorëve të vërtetë të skandalit të patronazhistëve, do të ishte shenjë e seriozitetit të hetimeve për një nga aktet që shënoi një nga kulmet e masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Por kur SPAK hesht, është e qartë se manipulatorët e politikës nuk frikësohen të zgjasin duart dhe të ndërhyjnë atje ku çdo shqiptar i ka besuar shtetit të dhënat e tij personale. Është e qartë që ideatorët dhe zbatuesit e skemës së publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, si në rastin e patronazhistëve ashtu dhe në atë të disa ditëve më parë, është kupola e korruptuar e partisë shtet, e aftë për të përdorur çdo mënyrë dhe mjet në funksion në interesit personal.

Qytetarët shqiptarë, të shantazhuar, të dhunuar në privatësinë e tyre dhe të ekspozuar ndaj çdo keqbërësi, presin një përgjigje të fortë dhe të qartë nga drejtësia, sepse mungesa e ndëshkimit të autorëve të skandalit të patronazhistëve, sot po kthehet në kërcënim të drejtpërdrejtë për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve.

/a.r

Next Post
Nga integrimi, legalizimi i kanabisit tek ashpërsimi i dënimeve! Rama rendit pyetjet për shqiptarët

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

October 9, 2026
“Proces vlerësimi dhe testime nga lart-poshtë”- Shkalla e meritës, Rama: Rekrutimet në administratë drejt një sistemi digjital dhe më transparent!

“Proces vlerësimi dhe testime nga lart-poshtë”- Shkalla e meritës, Rama: Rekrutimet në administratë drejt një sistemi digjital dhe më transparent!

October 9, 2026
Dhuna barbare ndaj 2 të rinjve shqiptarë në Maqedoni, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme!

Dhuna barbare ndaj 2 të rinjve shqiptarë në Maqedoni, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme!

October 9, 2026
Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

October 9, 2026
“Ai kishte mendimin e tij, por…”- A u bind Braçe nga Rama në momentin e fundit, Klosi zbulon detajet para votimit të Territoriales: Kur vota është politike…

“Ai kishte mendimin e tij, por…”- A u bind Braçe nga Rama në momentin e fundit, Klosi zbulon detajet para votimit të Territoriales: Kur vota është politike…

October 9, 2026
“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

October 9, 2026
E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

October 9, 2026
Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

October 9, 2026
Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

October 9, 2026
EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com