Siç raportojnë mediat serbe, drejtori i forumit për marrëdhënie etnike Dusan Janjiç, ka thënë në Mitrovicë se përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës e kishin bërë të qartë se nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstaton se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, atëherë marrëveshja nuk zbatohet.
Janjiç duke folur para grupit “Serbia Aktive”, komentoi mbi zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe tha se përdorimi i gazit lotsjellës, është një nga substancat e ndaluara në ambiente të mbyllura. Ai tha se në parlamentin e Kosovës ka tentime për helmim të njëri-tjetrit dhe se ky është tejkalim i kufijve të sjelljes parlamentare dhe sundimit të ligjit.