• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse zgjodha parimet para kompromisit? E ardhmja e të djathtës nuk mund të jetë peng e të shkuarës!

by Alban Daci
24/05/2026 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alban Daci

Të jesh i djathtë nuk është thjesht një rreshtim politik; është një projektim i formësimit individual, i lidhur ngushtë me të kaluarën, familjen dhe mbi të gjitha me vlerat dhe parimet që mbart.

Ky formësim më shtyu që, vite më parë, të bëhesha pjesë e Partisë Demokratike, me dëshirën dhe qëllimin e qartë për të dhënë kontributin tim që kjo forcë të ishte një shtëpi autentike e të djathtës shqiptare—me histori të djathtë, filozofi të djathtë dhe me një program që përfaqëson vërtet atë pjesë të shoqërisë që i ka rezistuar diktatit.

Pas një rrugëtimi me angazhime dhe kontribute të shumta nën lidershipin e Lulzim Bashës, arrita të isha pjesë e PD-së dhe e forumeve të saj drejtuese. Por, siç dihet botërisht, Partia Demokratike hyri në një krizë të thellë ekzistenciale për shkak të krizës së saj të brendshme, arsyet dhe shkaqet e së cilës janë konsumuar aq gjatë sa nuk ka më vlerë t’i përsëris këtu. Ajo që vlen të analizohet është qëndrimi ynë përballë kësaj thyerjeje të madhe.

Me rikthimin e Sali Berishës, vendosa të largohem vetë, në mënyrë të parevokueshme, nga çdo lloj angazhimi në PD, sepse nuk mund të pranoj kurrsesi idenë dhe mentalitetin se pas më shumë se tri dekadash tranzicion, askush tjetër përveç tij nuk mund ta ngrinte apo ta përfaqësonte këtë parti. Askush nuk ia mohon dot kontributin historik Sali Berishës në të kaluarën, por unë refuzoj të besoj se ai mbetet e vetmja alternativë e një brezi të tërë, pasi e ka dominuar skenën politike për më shumë se 30 vjet.

Mbështetja ime për Bashën në atë kohë lidhej pikërisht me këtë ndryshim epokal, duke e lidhur atë me brezin dhe mendësinë e re, e duke shpresuar se ai do të ishte në lartësinë e një lideri të tipit perëndimor. Ne humbëm një betejë brenda një kohe të limituar, por unë nuk kam humbur asgjë nga qëndrimet e mia koherente, duke mos pranuar asnjë angazhim tjetër politik që nga dita kur hoqa dorë nga PD-ja. Sot, ndjehem krenar me veten dhe i ndershëm me të tjerët demokratë për qëndrimet dhe zgjedhjet e mia.

Politika nuk është vetëm ofiqe dhe angazhim; shpesh qëndrimet apo koherenca janë virtytet më të larta që vlerësohen me kohën dhe caktojnë të drejtën nga e gabuara, të ligën nga e mira. Koha po më jep të drejtë për çdo qëndrim tim parimor, të zhveshur plotësisht nga interesat personale.

Qëndrimet e mia nuk kanë pasur kurrë qëllim pushtetin apo privilegjet, sepse po të ishte ashtu, rrugët pragmatike ishin të hapura: mund të bëhesha me Berishën për oportunizëm, siç bënë disa, ose mund të kisha shkuar me Edi Ramën për përfitime, siç bëri shumica.

Unë nuk mund të bëja asnjërën e as tjetrën, sepse secila prej këtyre rrugëve do të nënkuptonte tradhti ndaj mendimeve të mia të lira dhe parimeve të padiktuara nga interesat e çastit. Shpresa është e fundit që vdes, edhe në qëndrimet politike. Koha gjithmonë i qartëson vendimet dhe po ashtu koha do të caktojë të ardhmen e secilit prej nesh, si dhe të vetë PD-së. Sot, në realitetin e të djathtës dhe të PD-së, ka fituar ajo që në fakt është pakicë, duke përdorur si armë diktatin e imponimit politik.

Gëzimi i tyre i sotëm është thjesht versioni i përkohshëm i një dominimi artificial, por e nesërmja do t’i lërë ata të braktisur në fatin e tyre. Demokratët e thjeshtë nuk meritojnë të paguajnë këtë faturë të gjatë dhe të dhimbshme opozitarizmi, vetëm sepse për disa individë pushteti është kthyer në një ves kronik.

E nesërmja, megjithatë, do të ketë hapësirë dhe mundësi të reja për të gjithë ata që duan një PD vërtet të djathtë dhe një alternativë dinjitoze, europiane në Shqipëri.

Next Post
Minat vazhdojnë të marrin jetë në Kosovë! 117 viktima nga minat pas përfundimit të luftës

Minat vazhdojnë të marrin jetë në Kosovë! 117 viktima nga minat pas përfundimit të luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
Rama, tjetër ftesë protestuesve. Vendosen karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

Rama, tjetër ftesë protestuesve. Vendosen karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com