• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Minat vazhdojnë të marrin jetë në Kosovë! 117 viktima nga minat pas përfundimit të luftës

by E S
24/05/2026 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 24 prill të vitit 1999, pesë fëmijë të familjes Koxha nga komuna e Kaçanikut kanë humbur jetën afër lagjes së tyre, pasi kishin rënë në një zonë të minuar nga forcat paramilitare serbe.

Më i madhi ishte 15 vjeç e më i vogli tre vjeç.

Babai i Edonit, Bekim Koxha, tregon se si nuk arriti të ishte në varrimin e djalit të tij, i cili ishte vetëm tre vjeç kur humbi jetën, pasi shërbente në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“E kam marrë lajmin se ka ndodhur një eksplodim në lagjen Koxhaj. Unë isha duke vepruar në lagjen Zhark, fshat i Biçecit. Isha ushtar i UÇK-së. Kur më erdhi informacioni, u nisa për këtu. Rruga që më shpie në shtëpi kalon kah varrezat këtu ku jemi. Menjëherë e dita që ka ndodhur diçka. E pashë që kanë varrosur pesë fëmijë, ku në mesin e tyre ishte edhe djali im. Kur shkova në shtëpi, e kuptova se aty kishin vendosur mina dhe fëmijët kanë rënë në zonë të minuar“, u shpreh Koxha.

Pas përfundimit të luftës, forcat serbe kishin lënë shumë zona të minuara, përfshirë edhe në këtë komunë.

Vetëm 30 kilometra larg Kaçanikut, në zonën e Hanit të Elezit afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, Hamdi Lika, që udhëheq ekipin e deminimit në organizatën për pastrimin e minave dhe fushëbetejave ‘The Halo Trust’, po vëzhgon punën e palodhur të deminerëve në një zonë e cila ende është e minuar.

Ai rrëfen për TV Klan se në këtë zonë kanë humbur jetën dy persona, njëri në vitin 2000 dhe tjetri në vitin 2006.

Deri më tani në këtë zonë janë pastruar 7138 m².

“Metrat e caktuara në këtë poligon janë diku 7883 m, kurse të pastruara janë 7138 metra dhe, si poligon shtesë për shkak të minave të gjetura, kjo shihet edhe në foto, janë të shtuara edhe 13313. Të gjeturat deri më tani në këtë fushë janë 8 PMA2 dhe 2 MPR 2A“, u shpreh Dek. Hamdi Lika, Komandant i Ekipës së Deminimit.

Pastrimi i kësaj zone parashihet të përfundojë më 2 shtator të këtij viti.

Në qershor të vitit 1999, menjëherë pas luftës, janë identifikuar 4520 zona të rrezikshme, bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

“Nga ekipet e deminimit të organizatave të ndryshme dhe FSK-së, deri më tash janë pastruar 66 milionë metra katrorë dhe janë demoluar mbi 96 mijë mina dhe mjete të tjera shpërthyese“, tha Dek. Ahmet Sallova, Drejtor i Qendrës Koordinuese për Deminim në Ministrinë e Mbrojtjes.

Aktualisht janë 51 zona të rrezikshme, të cilat gjenden kryesisht në zona malore dhe kufitare.

Numri i personave që kanë humbur jetën kalon shifrën 100, ndërsa katërfish më i madh është numri i të lënduarve.

Që nga paslufta, 117 persona kanë humbur jetën nga mjetet shpërthyese në zona të minuara, ndërsa 469 të tjerë janë lënduar.

Parashihet që deri në vitin 2030 të përfundojë pastrimi i gjithë territorit të Kosovës nga minat dhe mjetet e tjera shpërthyese të vendosura nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Next Post
30 maji, afati i fundit për pajisjen me POS/ Tatimet: Gjoba për bizneset që nuk zbatojnë detyrimin

30 maji, afati i fundit për pajisjen me POS/ Tatimet: Gjoba për bizneset që nuk zbatojnë detyrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U hetuan për abuzim me tenderin 2.2 mln €, GJKKO pushon çështjen për ish kreun e KPP

U hetuan për abuzim me tenderin 2.2 mln €, GJKKO pushon çështjen për ish kreun e KPP

July 9, 2026
Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Katër vatra zjarri në 24 orët e fundit, autoritetet: Mos digjni bimësinë pa leje, kërkoni ndihmën e autoriteteve

July 9, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Konflikt me thikë në Korçë, plagoset një 42-vjeçar, arrestohet autori

July 9, 2026
Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

July 9, 2026
VIDEO / Aeroporti i Vlorës dhe investimi në Zvërnec, Balla replikon në Parlamentin Europian

VIDEO / Aeroporti i Vlorës dhe investimi në Zvërnec, Balla replikon në Parlamentin Europian

July 9, 2026
“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë

“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë

July 9, 2026
Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

July 9, 2026
Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

Kryemadhi në GJKKO: Akuza bazohet në mesazhe nga një telefon që gjykata thotë se nuk është i imi

July 9, 2026
Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

July 9, 2026
Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In