• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

by Ylli Pata
09/09/2026 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Iris Luarasi është një deputete e mazhorancës që nuk ka qenë asnjëherë në pushtet. Megjithatë ka qenë në opinion, si përkrahëse e mazhorancës së Edi Ramës.

Kritikat për këtë pozicion të saj, mund të trajtohen apo të adresohen me argumente, për çështjet që ajo mbron apo ngre në daljet politike.

Por kjo nuk ndodhi. Iris Luarasi u sulmua si brand politik i mazhorancës, duke marrë anën e brishtë të një deputete grua. Pse e sulmuan Iris Luarasin? Shumë e thjeshtë, sepse mund ta bënin, lëviz pa eskortë krijon efekt publik. Edhe?

A mund të shërbejë kjo sjellje si një brand politik i revolucionarëve? Politikisht nuk shërben, nuk sjell asgjë në shportën e protestës. Por ata e kanë bërë sepse munden. E kjo nuk është politikë, është taktikë e improvizuar.

Nga sulmi, Iris Luarasi ka fituar më shumë, edhe pse vetë deputetja në fjalë nuk ka synuar të jetë agresive në PR si politikane e mazhorancës. Ka mbajtur profilin e saj si një aktiviste për të drejtat e grave dhe gazetare, ku edhe është prezantuar në panelet televizive. Ku edhe është sulmuar, megjithatë ajo ka mbajtur qëndrimet e saj me argumente.

Luarasi është deputete e mazhorancës pa qenë ndonjëherë në pushtetin ekzekutiv. Gjithsesi ka dalë në mejdan me pozicionet pro qeverisë, mazhorancës, PS-së, edhe pse nuk është një socialiste e organizatave klasike.

Megjithatë, dalja publike në mbështetje të PS-së, i ka dhënë asaj markën se është me PS. Ky pozicion nuk është një krim, ky pozicion nuk është shkelje, është pozicion politik.

Por sulmi ndaj Luarasit nuk bëhet kot. Ka një arsye dhe objektiv, pasi Iris Luarasi është një brand i shoqërisë civile në këto 37 vite. Sidomos për të drejtat e grave të dhunuara, e për këtë ka rekorde. Natyrisht si një organizatë e shoqërisë civile, sepse ajo nuk ka qenë asnjëherë në pushtet.

Mund të kemi kritika, mos pëlqime edhe për pozicionet e saj publike, por fakt është se pozicionet e saj janë në transparencën e argumenteve ku edhe ka pasur përplasje e konfrontime. Por asnjëherë fyerje apo eskalime. Ndaj sulmohet ajo për të dhënë një sinjal ndaj shoqërisë civile që militon në mazhorancë.

“Jeni të shitur” është mesazhi. Po pse janë të shitur kur një aktiviste civile bëhet deputete, ku nuk del jashtë vijës që ka mbajtur edhe më para. Ndërkohë, kur një tjetër aktivist apo aktiviste, kalon në pozita opozitare ka një prioritet moral?

Në fakt ka një diskordancë të aktivitetit politik të të ashtuquajturit revolucion, që në fakt nuk është i tillë. Sepse është një axhendë politike gjasme se po bëjmë protestë.

Një revolucion, qoftë edhe radikal nuk merret me deputetet gra, por konteston pushtetin ekzekutiv. Një revolucion, përpara sulmit ka edhe një narracion, një manual, një ide se pse ndodhin sulmet. Partia Komuniste Shqiptare, pas çdo akti të saj gueril publikonte një trakt, ku shpjegonte me logjikë arsyet e këtij akti. Revolucioni i flamingove as nuk mendon ta bëjë. Sepse për çdo gjë i kërkojnë ndihmë chatgpt-së.

Next Post
Vatër e madhe zjarri në Finiq, digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

Vatër e madhe zjarri në Finiq, digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com