• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse shqiptari i bindet vetëm arrogancës?

by Ardi Stefa
21/08/2026 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Përse shqiptarët historikisht dëgjojnë më shumë atë që bërtet, kërcënon dhe poshtëron, sesa atë që shpjegon, bind dhe respekton?

Pse, në vend që të kërkojmë një lider të fortë në karakter, kërkojmë një lider të fortë në dorë?

Ndoshta, sepse për shkak të formimit tonë kulturor e politik kemi ngatërruar për shumë kohë forcën me autoritetin.

Në Shqipëri shteti ka qenë gjithmonë autoritar, i largët, i padrejtë ose i paaftë, duke injektuar mentalitetin që me të butë nuk merresh vesh. Duhet të bërtasësh, të kesh mik dhe, sidomos të kesh pushtet. Ta trembësh tjetrin para se ai të të trembë ty.

Kështu lind miti i “të fortit” që nuk kërkon të respekt, por frikë. Nuk ka synim të bindë, por të urdhërojë. Që sulmon në vend të përgjigjes dhe quan armik atë që e kritikon, sepse nuk e përtyp dot kritikën.

Ndërkohë, me kalimin e kohës, ata që e duartrokasin më vonë do të poshtërohen prej tij.

Por pse e pranojnë shqiptarët? Pa dashur të bëj shumë zhbirime në psikosintezën tonë kujtoj një shprehje, e cila thuhej në Vlorë dhe që mendoj se e përmbledh më së miri nënshtrimin tonë përballë arrogancës: “Jemi rrahur që kulishë!”

Sepse arroganca krijon një iluzion sigurie. Përballë kaosit, njeriu i pasigurt kërkon dikë që flet me siguri absolute. Nuk ka rëndësi nëse thotë të vërtetën. Mjafton të mos duket i pasigurt.

Demokracia, përkundrazi, është e bezdisshme. Ajo kërkon debat, durim, kompromis, institucione, kontroll dhe përgjegjësi. Lideri demokratik duhet të shpjegojë pse. Lideri autoritar mjafton të thotë që ashtu do ai.

Dhe shqiptari, i mësuar me këtë trajtim e adhuron këtë.

Dhe në vend që të kërkojë dikë që e respekton, mban atë që i duket se mund ta mbrojë, paçka se nesër do t’i marrë edhe dinjitetin.

Pastaj ankohet.

Ankohet për arrogancën e pushtetit, ndërkohë që ka votuar arrogancën. Ankohet për korrupsionin, ndërkohë që admiron “të fortin” që i ka shkelur rregullat. Ankohet për mungesën e drejtësisë, ndërkohë që ka bindjen se drejtësia është ajo që vendos më i fuqishmi.

Arroganca nuk bie nga qielli.

Ne e ngjisim atje. Dhe pastaj habitemi pse na sheh nga lart.

Nuk mund të ndërtohet qytetari demokratike me psikologjinë e oborrit të mbretit.

Në një demokraci normale, qytetari nuk duhet të përkulet përpara pushtetit. Pushteti duhet të përkulet përpara ligjit. Arroganca duhet t’i nënshtrohet tolerancës dhe rregullave demokratike.

Por kjo kërkon që shqiptarët të ndryshojnë mënyrën se si e perceptojnë forcën.

Forcë nuk është të poshtërosh, por të mos kesh nevojë të poshtërosh askënd.

Forcë nuk është të persekutosh e t’i mbyllësh gojën kundërshtarit, por të pranosh kritikën.

Forcë nuk është të të kenë frikë, por të mos kërkosh që të tjerët të kenë frikë prej teje.

Ndaj dita kur shqiptari do të pushojë së admiruari dorën e fortë dhe do të fillojë të kërkojë institucionin e fortë, do të jetë dita kur do të ndryshojë gjithçka për shqiptarët.

Next Post
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Comments 1

  1. Njëzet e një gusht njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjet e tetë Brezhnjevi sovjetik pushtoi Çekosllovakinë says:
    1 hour ago

    Tregonin dikur, dikur…. në kohë të Zogut, djali i një të MADHI (të asajë kohe), kishte rënë në sevda, me një vajzë bojë çikollatë, në rrugën e BRRAKËS…..
    Jep e merr me djalin, dhe ai ose do të merrte çikollatën ose do të vdiste.
    Pa ç’pa i jati, dërgoi shkuesin, një zv.minister tek babai i çikollates, një riparues opingash.
    Takohet shkuesi me çikollatën baba, dhe i kërkon dorën e vajzës për çunin e të MADHIT.
    Çikollatxhiu, u hodh përpjetë dhe tha që nuk kam vajzë për të martuar. Shkuesi u largua me mision të pakryer dhe i ofendur që çikollata nuk pranoi të jepte vajzën për djalin e të madhit.
    Mërzitet i MADHI dhe gjithë familia.
    E merr vesh këtë sëkëlldi, kryebodigardi i të MADHIT, dhe i thotë e zgjidh unë këtë gjë, rrini pa merak.
    Sejmeni i hypi kalit, dhe sa hyri në rrugicën e Brrakës, filloi të fshikullonte me thupër, këdo që i dilte përpara deri sa mbërriti tek shtepia e çikollatës.
    Sa hyri brenda, therriti të zotin e shtepisë duke përplasur kamxhikun me forcë në tokë, dhe i tha çikollatës aresyen pse kishte ardhur.
    Çikollata i thotë SEJMENIT, që TI PO MA KERMON VAJZËN SERIOZISHT, ai tjetri nuk dinte me lyp vajzë për shkuesi.
    Morali, shqiptari njeh llogjikën e forcës, ose koncepti i KAPIDANIT, që mund të jetë një koqe kandari.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën 1.9 milionë banorët e rritur, pavarësisht ndryshimit të kufijve bashkiakë

August 21, 2026
Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

“Do mbahen më 18 ose 25 tetor”- Vuçiç flet për zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe jep dy datat e mundshme

August 21, 2026
“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

August 21, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

August 21, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Dy shifrat që tregojnë dështimin politik”- Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve!

August 21, 2026
“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

August 21, 2026
Rikthimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë në pikën e Qafë-Botës, radhë të gjata në hyrje drejt Greqisë!

Rikthimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë në pikën e Qafë-Botës, radhë të gjata në hyrje drejt Greqisë!

August 21, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Lufta SHBA-Iran, nafta mund të shkojë deri në 3 euro për litër, çmimi do rritet brenda pak muajsh nëse kriza në Hormuz përkeqësohet

August 21, 2026
Siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Pjesë e organizatës së Jetmir Papës, Greqia sjell nën pranga të kërkuarin Florian Vuka! Grupi akuzohet se trafikoi mbi 7 tonë kokainë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com