• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse shpërtheu Lulzim Basha

by S M
24/02/2017 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Paraditja e qetë e të premtes u trazua nga disa deklarata kanosëse të kreut të opozitës Lulzim Basha, nga llogorja e tij e re politike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përgjatë një fjalimi të shkurtër por tejet emotiv dhe me tone kërcënuese, Basha nuk pati asnjërin prej skrupujve që kanë politikanët e demokracive normale, për t’ju shmangur frazave dhunë e luftënxitëse. Përkundrazi, ai përsëriti disa herë fjalën “luftë”, duke ftuar të tërhiqeshin zvarrë që nga drejtori i përgjithshëm i televizionit shtetëror (sa pa lidhje!), e deri tek zyrtarët e lartë të shtetit, të cilëve u duheshin thyer dritaret, çpuar gomat e makinave e goditur në fytyrë.

Që nga deklarata e disa muajve më parë e Berishës në Parlament, për armatosjen masive të shqiptarëve, e cila bëri shumë zhurmë por si rëndom u harrua pas 48 orëve, dalja e Bashës me një gjuhë të tillë stonoi komplet nga ecuria krejt e qetë e protestës tashmë shtatëditore të opozitës në mes të zyrave të Edi Ramës e Ilir Metës. Titujt e mediave që citonin deklarimet luftënxitëse të kreut të PD e bënë shpejt xhiron e rrjetit, duke habitur edhe ata që vështirë se habiten më me dalldisjet e politikës shqiptare.

Po përse ndodhi ky shpërthim i Lulzim Bashës? Cilat janë arsyet që e bënë atë që të spostohet nga kërkesa për qeveri teknike, tek rishikimi i të gjithë paketës së Reformës në drejtësi, nga gjuha e butë e thirrjet për qetësi, tek thyerja e xhamave dhe tërheqja zvarrë e kundërshtarëve? Ndoshta që të zbërthehet drejt ky shpërthim, duhet lexuar me logjikë të ftohtë situata në të cilën ai u prodhua. Protesta e opozitës ka lënë pas javën e parë. Ka qenë një protestë e nisur me një pjesëmarrje të madhe, masive, në 18 shkurt, e cila më pas ka ardhur në dimensionet e zakonta të një proteste të rradhës. Nga ato që ka mbajtur opozita socialiste në vitin 2010 në të njëjtin vend, apo nga protestat që zhvillohen jo rrallë para zyrave të qeverisë. Pak qindra njerëz që bëjnë rotacion me turne në një çadër që duket se si problem kryesor ka sesi të vrasë kohën.

Qeveritë nuk rrëzohen me pak njerëz! Kjo aksiomë nuk ka nevojë për asnjë vërtetim, pasi është vërtetuar qindra herë nga historia. Kalimi i ditëve po tregon se Basha dhe Berisha nuk po e ngrenë dot frymën e protestës. Të paktën jo nga pikëpamja shifrore, pasi me aq njerëz në shesh është mjaft e vështirë që qeveria (por edhe Ilir Meta), të kenë ndonjë lëvizje çfarëdo nga pozicioni që kanë sot. Pra, nga refuzimi i qeverisë teknike dhe nga koalicioni që vazhdojnë të kenë mes tyre.

Së dyti, teza e bojkotit të parlamentit, pra edhe e bllokimit të reformës në drejtësi,  ka krijuar me shpejtësi një front skeptikësh në rradhët e ndërkombëtarëve. Zyrtarë të shumtë të Bashkimit Europian kanë ngulmuar me insistim këto ditë se vendi i kompromiseve është brenda institucioneve, jo në rrugë. Ky pozicion mesa duket i paapelueshëm i ka hequr një gur të rëndë themeli protestës, duke e lënë atë pa mbështëtjen esenciale të faktorit ndërkombëtar. Një rrethanë që nuk mund të mos e acarojë Bashën dhe Berishën, të cilët i kemi parë të nxjerrin nga goja fjalë shumë të rënda këto ditë ndaj ambasadorëve, eurodeputetëve dhe zëdhënësve zyrtarë të Brukselit. Me mbylljen e derës nga të huajt, qarku i protestës duket gjithashtu i mbyllur, duke lënë fare pak hapësirë për plotësimin e objektivave të saj, por edhe duke ngurtësuar akoma më shumë qëndrimet e palës kundërshtare në dy godinat anash çadrës.

Së treti, paqartësia e objektivave politike të protestës dhe vizioni i mjegullt në lidhje me fundin e saj, duket se e bëjnë inkandeshente situatën në kryetë lidershipit opozitar. Tashmë ditët po kalojnë, duhet një zgjidhje, por ajo nuk duket në horizont. Kësisoj, Basha dhe aleatët e tij shtyhen edhe më thellë në radikalizim të qendrimeve dhe në ashpërsim të gjuhës. Duke e bërë për pasojë edhe më të vështirë dialogun dhe vetë daljen nga hija e çadrës së protestës. Është krijuar një rreth vicioz i cili ja heq opozitës gradualisht mjetet për të gjetur një kompromis ku të shpëtojë faqen dhe të përmbushë kërkesat e saj. Ndërkohë që pala tjetër pret në heshtje, e bindur se ka avantazhin në këtë lojë nervash.

Këta faktorë kanë sjellë në shpërthimin e pazakontë të Lulzim Bashës në paraditen e 24 shkurtit, duke e spostuar dhunshëm protestën opozitare nga fjalëkryqet gazmore me emra ministrash e muzika non stop, drejt territoresh të panjohura plot tension dhe ekstremizëm verbal.

Bulevardi qëndror i Tiranës mbeti i qetë edhe pasi Lulzim Basha bëri thirrje për thyerje xhamash e  zvarritje ministrash. Kjo do të thotë që deri tani mes gjuhës së skajshme të elitës politike dhe shqiptarit të thjeshtë, ka ende (për fat të mirë) një hendek të thellë. Mund t’u bërtasësh pak qindra përkrahësve, puna është se ç’bëjnë qindra mijë të tjerët që të dëgjojnë nga ekranet. Këtu duket se fshihet edhe problemi me shpërthimin e panevojshëm të zotit Basha. Edhe një herë u duk se shqiptarët e patën të vështirë marrin seriozisht Lulzim Bashën.

Next Post
FOTO PIKANTE/ Rama, Meta e Basha, përcjellin situata tejet të ndryshme mes sportit dhe politikës

Ilir Meta: Koalicioni nuk ka probleme të brendshme, opozita të kthehet në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”- I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do e respektojë

“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”- I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do e respektojë

September 7, 2026
Lamtumira “Kasapit të Bosnjës”, 350 mijë njerëz për funeralin e Ratko Mladiç, merr pjesë edhe djali i Vuçiç

Lamtumira “Kasapit të Bosnjës”, 350 mijë njerëz për funeralin e Ratko Mladiç, merr pjesë edhe djali i Vuçiç

September 7, 2026
“Shqipëria model i bashkëjetesës ndër fetare”- Balla pret në Kuvend të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Paolo Zampolli! Ja çfarë u diskutua

“Shqipëria model i bashkëjetesës ndër fetare”- Balla pret në Kuvend të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Paolo Zampolli! Ja çfarë u diskutua

September 7, 2026
“Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”- Zbardhen detaje nga krimi misterioz, hetime edhe në një “Exchange”! Ja çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj lavazhierëve

“Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”- Zbardhen detaje nga krimi misterioz, hetime edhe në një “Exchange”! Ja çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj lavazhierëve

September 7, 2026
“Generation Voyage”: Nga muzetë te gastronomia, si ta shijoni Tiranën në një ditë me shi

“Generation Voyage”: Nga muzetë te gastronomia, si ta shijoni Tiranën në një ditë me shi

September 7, 2026
“Zhduket” VAR-i në Serinë A, asnjë penallti dhe thirrje për rishikim

“Zhduket” VAR-i në Serinë A, asnjë penallti dhe thirrje për rishikim

September 7, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit! Rikthehen debatet për Reformën Territoriale e Zgjedhore

September 7, 2026
Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

September 7, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Lezhë/ Tritol portës së një banese, policia nis hetimet

September 7, 2026
Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com