• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta: Koalicioni nuk ka probleme të brendshme, opozita të kthehet në Kuvend

by S M
24/02/2017 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kërkon rikthimin e opozitës në Kuvend javën e ardhshme, për të dialoguar për çështjet të cilat PD i ka ngritur si shqetësime rreth zgjedhjeve të 18 qershorit.

Meta tha në emisionin “Zonë e Lirë” se Basha duhet të kthejë deputetët në Kuvend për të ndjekur axhendën e parlamentit dhe për të bërë të mundur nisjen e dialogut në prani të OSBE/ODIHR-it.

“Këshilla” e Metës ishte që deputetët e PD të rikthehen në Kuvend dhe njëkohësisht të vijojnë edhe protestën, e cila sipas tij, është një e drejtë e tyre.

I pyetur për kërkesën e PD për qeveri teknike, Meta tha se rruga e ultimatumit e zgjedhur nga opozita është e papranueshme.

“Shpresoj që opozita të rikthehet në Kuvend që javën e ardhshme. Të vazhdojë dialogu për çështjet që mund të zgjidhen.

Rruga më e mirë është vazhdimi i axhendës së parlametntit dhe të vendosjes së një dialogu që adreson disa nga shqetësimet kryesore të opozitës, të cilat krijojnë një klimë sa më garantuese për zgjedhjet e 18 qershorit që të gjithë të jenë të qetë, shkruan shqiptarja.com.

Opozita jashtë parlamentit është pa sens. Ky është një parlament legjitim. Zgjedhjet që përcaktuan këtë parlament janë zgjedhje të organizuara nga PD.

Pse të mos kemi dy procese, edhe parlamenti të vijojë punën normalisht, por edhe protesta le të vijojë.

Rruga më e mirë është vazhdimi i axhendës së parlamentit dhe të vendosjes së një dialogu që adreson disa nga shqetësimet kryesore të opozitës, të cilat krijojnë një klimë sa më garantuese për zgjedhjet e 18 qershorit që të gjithë të jenë të qetë

Qeveria teknike? Çështja e besimit nuk zgjidhet me ultimatume nga njëra palë. Opozita të vijë në parlament, të vijojë axhenda e parlamentit dhe njëkohësisht të vijojë dialog me OSBE/ODIHR-in për të zgjidhur disa çështje që janë të mundshme për t’u zgjidhur për zgjedhjet e 18 qershorit.

Për mua është e papranueshme rruga e ultimatumit. Të bëjmë gjithçka për të mos sakrifikuar zgjedhjet e 18 qershorit pasi janë shumë të rëndësishme.

Pa arritur standardet në këto zgjedhje do e kemi të pamundur hapjen e negociatave, sikurse edhe nisja e zbatimit të Vettingut është një tjetër kusht serioz”, u shpreh Meta.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm për një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha, Meta tha se kryetari i opozitës është i mirëpritur.

“Z.Basha ka qenë gjithmonë i mirëpritur nga unë si kryetar i Kuvendit dhe ju e dini që ai ka ardhur dhe unë e kam ftuar përpara miratimit të reformës në drejtësi. Në çdo moment jam i gatshëm. Është një detyrim, është një respekt”, tha Meta.

Reforma Zgjedhore
Meta kërkoi përshpejtimin e punës për bërjen e reformës zgjedhore. Kreu i LSI tha se reforma do të garantojë zgjedhje të pakontestueshme më 18 qershor.

“Të mbyllim reformën zgjedhore në mënyrë që pas 26 vitesh të bëjmë zgjedhje të padiskutueshme në këtë vend. Nëse ditën e zgjedhjeve Shqipëria do të dalë në CNN dhe Euronews si vend me probleme me zgjedhjet, as amerikanët dhe as rusët s’do kenë ndonjë interes të madh për këtë vend. Stabiliteti i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës“, tha Meta.

Koalicioni
LSI nuk ka ende një vendim për koalicionin e ardhshëm zgjedhor. Meta tha se LSI është në koalicionin qeverisës dhe po përmbush detyrat e saj.

“Kemi punë të tjera më të rëndësishme. Koalicioni është interes i LSI-së dhe PS-së, por këtu kemi interesa edhe më të mëdha. Koalicioni po funksionon. Jemi në një koalicion, vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm, po përmbushim detyrat tona, por për zgjedhjet e ardhshme nuk vendos dot unë”, tha Meta.

Ilir Meta President?
Kryetari i LSI mohon përfshirjen e tij në garën për President. Meta theksoi se kreu i ri i shtetit duhet të jetë një zgjedhje sa më konsensuale. Ai sqaroi gjithashtu se Presidentin e ardhshëm do ta zgjedhë ky Parlament.

“Kam thënë që unë jam kryetar i LSI, kam marrë një mandat për të drejtuar këtë lëvizje dhe nuk mund t’i shmangem kësaj përgjegjësie. Çështja e Presidentit dhe e gjithë kjo klimë po krijon shumë probleme në një kohë shumë të shkurtër. Çështja e Presidentit nuk ka lidhje fare me mua. Duhet të bëjmë një zgjedhje dinjitoze të Presidentit nga ky parlament. Dhe parlamenti i ri fillon punë në shtator.

LSI ka për interes që Presidenti të jetë institucion i cili të na ndihmojë për një klimë të qetë për zgjedhjet. Presidenti i ri të jetë sa më konsensual që të jetë e mundur”.

Next Post
Zef Brozi: BE të marrë shembull nga SHBA, bllokim vizash edhe për politikanët

Ish-kreu i Kasacionit: PD kërkon ta djegë sërish Shqipërinë, që të shpëtojë veten nga Drejtësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In