• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

by Frrok Çupi
11/01/2025 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të thuash se e bën për t’i dhënë vetes gajrete epike, kjo edhe mund të merret si e mirëqenë..

Epike? Po ja, si në një luftë të një shekulli e gjysmë më herët, kur ‘heroi’ idolatronte me zërat e natës, me flamuj apo me varre. Si për shembull, Jakup Ferri, ose më saktë kali i Jakup Ferrit… Jakup Ferri (1832 – 4 dhjetor 1879) ishte një luftëtar dhe lider shqiptar i Lidhjes së Prizrenit që luftoi në Plavë e Guci dhe u vra në përpjekje me ushtrinë e Malit të Zi. Kali çfarë bëri? Legjenda trillon sikur kali e ngriti mbi jele kufomën e të zot’t dhe nisi t’i vinte rrotull varrezës së fshatit. Sot e kësaj dite ka mbetur jehona e veprës së kalit në këngën ‘Jakup Ferri mor ku je!…’. Shtëpia e Saliut ndodhet vetëm një mal larg varrezave të Jakup Ferrit… Nuk ka dyshim se folklori ndikon në rrugëtimin që ka nisur Berisha rrotull burgjeve.

Të thuash se ka një asosacion mes varrezave atëherë me burgjet sot, padyshim që ka.

Sot nuk janë në modë këngët e varrit, sot janë në modë heroizmat e burgjeve; me ‘burgje politike’ dhe me ‘diktaturë’ tentojnë t’i mashtrojnë njerëzit ‘atavistë’. Saliu u ngrit në mëngjes para dy ditësh dhe iu drejtua burgut të Fierit. ( Në një imazh si kali i Jakup Ferrit). Nuk i interesonte aspak nëse aty brenda do të ishte Salijanji apo çfarëdo Sali- Ane tjetër. Nuk e vërejtët një moment kur ky urdhëron Mulin të mbajë distancë dhe Saliu mori pamje pikëlluese, si hije pak e shtrembër dhe i kërrusur. Kjo ishte pjesa epike, por edhe motiv prej varrimi. Një herë më parë,  ka qenë 8 Janari 2022, Saliu i ka ‘varrosur’ të tijtë: Salianj, Dumë, Bardh, Bashë, Gjek, Gjuk, Vuk…, të gjithë pinjollët e tij politik. 8 Janar është dita e kobshme e sulmit me çdo armë për të vrarë në selinë e PD këdo që ishte aty. Tani Saliu, këta i di të vdekur dhe iu shkon t’i verifikojë në burgje. Çdonjëri prej tyre ka të hapura çështje për në burg.

Pse u vjen rrotull burgjeve Sali Berisha? Për të kuptuar se ku do të jetë familja e tij nesër?…

Të thuash se është penduar për çfarë ka bërë me gjithë familje, kjo nuk ndodh. Të thuash se familja e mori në qafë!, as kjo nuk mund të jetë. Por që po e kupton se krimi i tij është edhe krim familjar edhe shtetëror, kjo nuk ka dyshim. Familja dhe qeveria e Berishës janë konsideruar si një ‘grup i organizuar kriminal’. Britania e Madhe, që e kishte quajtur ‘gangster’ në vitin 1997,  sapo e ka quajtur kryesues të krimit të organizuar. Tani janë ngushtuar kohët. E bija, Argita, pardje doli nga dyert e hetuesisë së SPAK duke turfulluar, tamam si i ati. Domethënë se e ka afër dënimin. Burri i saj ndodhet nën arrest e pritet vendimi gjyqësor. Babai i saj, po i pandehur. I vëllai shumë afër dënimit të ashpër, aq të ashpër sa dënohet dikush që vret 26 vetë duke i djegur të gjallë… Saliu hyn e del në derën e Gjykatës Speciale Kundër Krimit edhe për të ngulitur në kujtesë ku do të jenë familja dhe ai vetë nesër ‘sa pa gdhirë’.

Të thuash se u shkon rrotull burgjeve edhe për arsye lirike e jo vetëm epike!…., si ta kuptosh këtë.

Në burgun e Fierit, sigurisht mund të gjenden detaje lirizmi; por ku tjetër, vallë. Se, mirë, mund të thuhet se te Salijanji i burgut të Fierit ka shkuar për ‘të fituar Gridën!’. Për ta fituar si anë mediatike, domethënë, si monitoruese televizive. Po për këtë pse Saliu do t’i shtrinte dorën Salijanjit; Grida e ka dorën vetë të shtrirë…. Atëherë, i bie që lirizmi i Berishës manifestohet, thuajse në mënyrë histerike, kur i vijnë ca militantë në derë e gjykatës sa herë thërritet ky për të bërë apelin para gavetës:

-I pandehuri Sali Ramë Berisha!

– Këtu!

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

A do të jenë përsëri partitë e reja “flakë kashte”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In